Meditim Logjik!
Armiqt e Islamit, gjithmonë mundonin të gjenin argumente logjike, që ta rrënonin Islamin. Por, ata nuk kanë mundur kurrë dhe as që munden, sepse Islami është fe Hyjnore, fe e logjikës dhe arsyes.
Allahu e Krijoi burakun më të vogël se gomari dhe më të madh se mushka. Buraku u krijua me shpejtësinë e shikimit. Pejgamberi, alejhi selam tha: "Buraku e vënte thembrën e tij, atje ku i mbërrinte shikimi".
Kjo nuk është e pamundur për Allahun, kur e dimë se Allahu është Ai që e sundon kohën dhe gjithësinë dhe është i Gjithfuçishëm.
Gjithashtu, Allahu ia mundësoi njerëzimit që të prodhojnë mjete të shpejta. Avioni SR-71 mund të arrijë shpejtësinë prej 3 Mach (mbi 2,200 milje në orë). Që i bie tre herë më shpejtë sesa shpejtësia e zërit.
“...Ne e kemi zbritur edhe hekurin, që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëzit..." (El Hadid, 25)
Ky ajet tregon objektivin (qëllimin) se, Zoti ka zbritur hekurin, që njerëzit ta përdorin në dobi të tyre, deri në arritjen e këtij avioni të shpejtë, pa të cilin (hekurin dhe materiale tjera që Zoti i krijoi për njerëzimin), nuk do të kishte arritur teknologjia në këtë masë revolucionare.
Nëse arrihet që kohën ta vendosim (ta shndërrojmë) në zero, atëherë kalohet në amshueshmëri. Dhe këtë zero në kohë mund ta vendosë vetëm Allahu.
Shkëlqim Limanaj