ARTIKUJ
“Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk po mendoni?” (Dharijat, 20-21)
O njeri! Prej dheut je krijuar dhe nga ai ushqehesh.
Në të jeton dhe në të do të kthehesh...
O njeri! Beso dhe falëndero Allahun, Krijuesin dhe Furnizuesin tënd!

Uji i Zemzemit - ushqim dhe ilaç
Pusi i Zemzemit ka një histori të veçantë, histori e cila mahnit kureshtarët dhe ua shton bindjen tek Zoti atyre që kanë sadopak besim.
Shekuj më parë, Haxherja kërkonte, pothuajse, pa shpresë ujë në mes të kodrave Safa dhe Merua për t’i dhënë djalit të saj të vogël, Ismailit (alejhi selam). Ishte kjo një tokë nëpër të cilën duhej të ecje ditë e net të gjata për të parë shenja jete, një shkretëtirë e pafund. Ndërkohë që ajo vraponte prej një vendi në tjetrin për të gjetur ujë, pas pak pellgu i ujit doli në sipërfaqe dhe me mirësinë e Allahut u shndërrua në pus, i cili do të quhej zemzem dhe që do të shërbente, jo vetëm për Haxheren dhe fëmijën e saj, por për milona haxhinj nga e mbarë bota.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
“Uji më i mirë në sipërfaqen e tokës është uji i Zemzemit. Ai është ushqim për të uriturit dhe ilaç për të sëmurët.”
“Uji i Zemzemit, me lejen e Allahut është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet."Nga Ajshja r.a. transmetohet se Muhamedi, alejhi selam, me ujin Zemzem i ka stërpikur të sëmurët dhe u ka dhënë të pijnë prej tij.
Profesori Jahja Hamza Kushka, i cili mori mostrat nga burimet kryesore të ujit të Zemzemit dhe bëri analizat e tij në laboratorin e ujit të rajonit perëndimor, ka thënë:
“Marrë në përgjithësi, uji i Zemzemit dallon me përqindje të madhe të kalciumit, magnezit dhe mineraleve tjera.”
Numri i përgjithshëm i mineraleve në ujin Zemzem arrin në 2000 mg/l. Nga kjo mund të themi se ky ujë është i pasur me minerale. Ndoshta kjo është arsyeja që uji i zemzemit i freskon haxhinjtë e lodhur. Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluoride, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.
Për më shumë, shënimet e laboratorëve dëshmuan se uji zemzem ishte i përdorshëm për pije.
Në fakt, sa më shumë të hulumtohet për përmbajtjen e ujit të Zemzemit, njeriu aq më shumë do të befasohet dhe të bindet në mrekullinë e këtij uji që Zoti e bëri dhuratë për besimtarët që vijnë nga larg për haxhillëk.
Të veçantat e ujit të Zemzemit:
- Uji i Zemzemit ka shije të ndryshme në vende të ndryshme.- Ky ujë kurrë s’ka qenë trajtuar kimikisht, as kurrë s’ka qenë klorizuar, siç është rasti me ujërat e tjerë të qytetit. Këtu s’kishte asnjë shenjë të zhvillimit të bimëve gjë që është e zakonshme në shumicën e puseve.- Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë dhe as nuk është ndotur që nga koha kur e rihapi Abdul Mutalibi. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtiën shije, që kur ekziston.
- Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi, ata janë kënaqur gjithmonë me të.
Uji i Zemzemit konsiderohet ujë i rëndë (har water) ngase është i pasur me kalcium dhe magnez. Hulumtimet shkencore bashkëkohore tregojnë se sëmundjet e arterieve koronare (sulmet në zemër) në vendet ku njerëzit pijnë ujë të rëndë janë të rralla.
Uji i Zemzemit është ujë natyral i gazuar pasi në përmbajtjen e tij ka më tepër se 366 mg/1 bikarbonate.
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin Zadu-l-Me’ad, ka thënë:
“Kam përjetuar gjëra të çuditshme unë dhe të tjerët në shërimin e sëmundjeve me anë të ujit të Zemzemit. Jam shëruar me dëshirën e Allahut. Kam parë njerëz që kanë jetuar gati se gjysmë muaji vetëm me ujë të zemzemit, duke mos ndier uri.”
Përgatiti: Fexhrie Kaçiu
Burimi: pertymoter.net
www.islamifejaevertete.com

PO VUANI NGA SINUSITI, JA SI TA MJEKONI?
Ju mund të blini ilaçe sa të doni, por sinusiti ka vetëm një mënyrë për ta luftuar. Bëhet fjalë për mënyrën popullore, mjaft të thjeshtë: Shpëlarja e hundëve me tretësirë uji me kripë.
Mjafton vetëm një gotë ujë e përzier me kripë (çerek luge) dhe do të shihni sesi kjo terapi do të funksionojë menjëherë. Kjo mund të duket si një “ilaç i gjyshes”, por rreth kësaj tretësire shpëlarëse ka edhe një vërtetim shkencor.
Sipas një studimi amerikan, uji me kripë paraqet një mjet me efekt pothuajse të menjëhershëm për të liruar kanalet e zëna të hundës dhe nga shtypja e shkaktuar prej sinusitit.
Do të mjaftonin vetëm dy gota në ditë.
Është një mënyrë e cila paraqitet funksionale, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, madje edhe për ata shumë të vegjël.
Sekreti i saj qëndron pikërisht në faktin se pastrimi me ujë dhe kripë mbron dhe ushqen mukozat që rreshtohen në zgavrën e hundës, ndërsa arrin deri te muret e sinuseve. Kështu ajo ndihmon për të pastruar të gjithë zonën e hundës, e cila çdo ditë është e ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të mikrobeve, smogut apo pluhurit.

ORBITAT Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:
”Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (El Enbija 33)
Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.
”Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin 38)
Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve
astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë.
Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit
gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme.
Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me rrugë e orbita si ajo e diellit:
”Betohem në qiellin plot rrugë.” (Edh-Dharijat 7)
Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa “notojnë” në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një numër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.
Orbitat në univers nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë.
Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse në orbita të projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje, asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë rrugën, apo përplaset me të tjerët.
Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kuranit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë.
Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është “plot me rrugë dhe orbita”, siç është shpallur në ajetin kuranor…
Si shumë kometa të tjera në univers, edhe kometa Halley (lart) lëviz në një orbitë të përcaktuar. Ajo ka një orbitë specifike dhe lëviz në harmoni të plotë me trupat e tjerë qiellorë.
Të gjithë trupat qiellorë, duke përfshirë edhe planetet, satelitet, yjet, madje dhe galaktikat, kanë orbitat e tyre, të përcaktuara me llogaritje tepër delikate. Ai që vendosi këtë rregull dhe ekuilibër të përkryer është Zoti, Krijuesi i universit.
www.sinqeriteti.com

Ata që e mohojnë Zotin, ata që tregohen mendjemdhej karshi urdhërave të Zotti, ata të cilët e dijnë se është obligim Namazi por nuk e falin, ata të cilët harrojnë se sa i Madhështor është Zoti dhe se sa Krijues i Shkëlqyer është Zoti - Nëse ke qoftë edhe një dozë të vogël të mendjemadhësisë atëhere merre një gjëlpërë dhe trego se ku gjendesh në univers, pastaj mendo se kush e krijoi këtë hapsirë pa kufij në të cilën nuk mund ta gjesh veten.
A e dini se?
Planeti Hënë ka të ngjarë të jetë e vjetër rreth 4.5 miliard vite sipas studimeve shkencore dhe se largësia e hënës nga toka është afër 400.000 km.
I lavdëruar është Allahu

BIBLA & KUR'ANI
(Bibla) Në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u ç’lodh”.. (Exo . 31:17)
(Kur'ani) Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje.. (50:38)

SHENJAT E KIJAMETIT
Shenjat e kiametit ndahen në dy grupe: Shenja zëmëdha dhe shenja të vogla. Disa dijetarë pohojnë edhe grupin e tretë të shenjave të kiametit ato të mesmet. Duke i ndarë në këtë mënyrë shenjat e vogla në dy grupe-të mesme dhe të vogla.
Shenjat e mëdha:
Atë janë: Dalja e tymit, dalja e Dexhallit, e kafshës, lindja e diellit nga perëndimi, zbritja e Isait, alejhi selam, dalja e popullit të quajtur Jexhuxhi dhe mexhuxhi, tri tërmetet e mëdha; njëri në lindje, tjetri në perëndim dhe i fundit në Gadishullin arab dhe e fundit dalja e zjarrit nga Jemeni i cili do t’i drejtojë njerëzit kah Shami i cili do të jetë vendi i tubimit të tyre.
Shenjat e vogla:
Ato janë shumë por pa pasur qëllim përmbledhjen e gjithë atyre do të veçojmë:
1-Ardhja e Profetit Muhamed, sal-lallah alehi ue selem. Ai thotë: “Jam dërguar unë dhe kijametisikur këta dy gishtat dhe bëri me shenj duke ngritur gishtin tregues dhe atë të mesëm” (Shënon Buhariu)
2-Vdekja e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem.
3-Çlirimi i qytetit të Kudsit në Palestinë në të cilin gjemdet mesxhidi Aksaja. Ky çlirim ndodhi në vitin 36 h.
4-Kolera e qytetit Umvas-qytet në Palestinë. Kjo ndodhi në vitin 18 h. në të cilën vdiqën 25.000 njerëz.
5-Përhapja e fitneve, telasheve e sprovave, në mesin e myslimanëve por edhe në botë në përgjithësi. Prej këtyre telasheve ishte vrasja e udhëheqësit të drejtë të besimtarëve Osman ibën afanit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Pastaj beteja e Devesë, ajo e sifonit-në kohën e sahabëve, paraqitja e havarixhëve, shpifja se Kurani nuk është Fjalë e allahut por krijesë e Tij, etj.
6-Paraqitja e disa pretenduesve të profecisë (pejgamberëve të rrejshëm). Këta pretendues gënjenin duke u munduar ta bindin popullin e tyre se ishin profet të dërguar nga Allahu duke dashur përmes këtyre pretendimeve të arrinin përfitime të kësaj bote. Prej tyre ishte musejleme kedhabi-gënjeshtari të cilin kështu e quajti Profeti muhamed, sal-lallahu alejhi ue selem, ngase ishte paraqitur npak para vdekjes së tij. Esved Aneziu në Jemen, të cilët që të dy i mbytën sahabët. Sexhahi (grua), Tulejha ibën Huvejlid të cilët që t ëdy u penduan dhe u rikthyen në Islam. Për të vazhduar pretendimet e tilla deri tek Mirza Ahmed Kadijani në Indi për ta formuar sektin e tij të dalë nga Islami Kadijani apo ndryshe njihet edhe Ahmedi. Kështu vazhdojnë të paraqiten profetët e rrejshëm edhe në ditët tona për të cilët jemi dëshmitarë të tyre derisa të paraqitet i fundit Dexhalli.
7-Paraqitja e zjarrit në Hixhaz (Medinë) i cili do të jetë aq i madh sa nga shkëlqimi i tij do të ndriçojë qafat e deveve në qytetin Busra të Sirirsë (jo Basra të Irakut) (hadith që e shënon Buhariu) këtë ndodhi e tregojnë dijetarët që e përjetuan këtë ndodhi në vitin 654 h. të cilën e përmend Neveviu. Ky zjarr kishte ndidhur në Medinë kah ana lindore e saj. Këtë dritë në Busra e kishte përjetuar edhe imam Ibën Kethiri.
Lulzim Mehmet Susuri
06.1.2013

Një person nga Shami tregon: Një natë pashë në ëndërr të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i thashë:
O i Dërguari i Allahut, më trego (mëso) sesi ta fal namazin në formën (mënyrën) që e ke falur edhe ti.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Nëse dëshiron që ta falësh namazin ashtu siç e kam falur unë, atëherë lexo librin “Forma e namazit e të Profetit sikur je duke e shikuar” të Muhamed Nasirudin el Albani.”
Personi thotë: U zgjova dhe e mbaja mend emrin e librit dhe të autorit, ndërsa më parë nuk kisha dëgjuar as për librin dhe as për autorin (shejh Albanin).
E kjo ka qenë ëndrra që më shumë ka lënë gjurmë te shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!).

DISA FJALE PER SHEJH ALBANIN
Es Sad’hani tha: “ Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë ishte nga njerëzit më të etur që sigurohej që adhurimi i tij të jetë në pajtim me sunetin, në formë, kohë dhe sasi. Ai ishte i etur ta praktikonte sunetin në atë që hante, pinte, vishte dhe në çështjet me njerëzit. Ata që uleshin me të, e vizitonin, apo ishin të pranishëm në ligjëratat e tij apo tubimet përplot me njerëz janë dëshmitarë për këtë. Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, pat thënë: Ajo që di për shejhun gjatë kohës që e kam takuar, dhe ato (takime) ishin të pakta, është se ai ishte tepër i etur të vepronte në bazë të Sunetit dhe i luftonte risitë, qofshin ato që kishin të bënin me çështjet e Akidës apo veprave. Ai falte shumë namaz nafile dhe agjëronte shumë. Ai prekej dhe qante lehtë, sidomos kur dëgjonte ose e lexonte Kuranin, ose kur dëgjonte thëniet e profetit të cilat përmbanin premtim ose kërcënim, apo kur dëgjonte për vdekjen e ndonjë dijetari të hadithit dhe Sunetit, apo kur për ndonjë ëndërr të mirë që ndokush shihte për të dhe ia përmendnin atij, apo kur lavdërohej apo i bëheshin komplimente. Ai, Allahu e mëshiroftë, ishte i etur të agjëronte të hënave dhe të enjteve gjatë verës dhe dimrit, me përjashtim kur udhëtonte ose ishte i sëmurë. Kur hynte të premteve (xhuma) në xhami, i falte dy rekate namaz, pastaj vazhdonte të falte namaz derisa imami hipte në minber. Ai do ta kryente haxhin dhe umren çdo vit nëse kishte mundësi, dhe nganjëherë e kryente umren dy herë brenda një viti. Ai e kreu haxhin më shumë se tridhjetë herë. Më është thënë se pranë xhamisë së profetit jetonte një adhurues i cili njihej për drejtësi, maturi dhe se ishte njeri i Sunetit e që shpesh u ipte këshilla njerëzve. Një herë disa njerëz po flisnin shumë në xhamin e profetit, salallahu alejhi we selem, kështu që ai i këshilloi ata që të përfitonin nga rasti e të lexonin Kuran ose ta përkujtonin Allahun. Njerëzit e panë se këshilla e tij ishte e sinqertë dhe e këndshme prandaj ai vazhdoi tu fliste atyre. Ata që ishin përreth i dëgjonin fjalët e tij të këndshme saqë numri i njerëzve rreth tij shtohej sepse ai fliste në një mënyrë që shfaqte besueshmëri në qëllimin e tij. Pastaj derisa ai po fliste papritmas heshti dhe vështroi njërin nga të pranishmit në tubim dhe filloi ti kërkonte falje duke i thënë se nuk e dinte që ai ishte i pranishëm. Por ky njeri i cili ishte prekur nga këshilla e këtij burri nuk tha asgjë vetëm i kërkoi që ai të vazhdonte dhe të jepte këshillën dhe përkujtimin e tij-por burri u ul. Ky person që i kërkoi atij të vazhdonte me këshillën ishte shejh Albani, Allahu e mëshiroftë dhe kjo ngjau gjatë kohës kur ai ishte mësues në Universitetin Islamik të Medinës. Al-Imaam al-Albaani, Duroos, wa Mawaaqif, wa Ibar, of Abdul-Aziz ibn Muhammad Abdullaah as-Sadhaan, pp. 88-89. E huazuar. P.S. Shejh Albani nuk e pelqente fotografine (nje gje te tille e kam edhe une I.S. prandaj edhe e kam nje lutje nga vellezerit qe te mos kerkojne nga une te fotografohem me ta) por, kete foto e publikova me qellim, pasi qe per here te pare e hasa kete foto te shejh Albanit dhe per ata qe nuk e kane njohur kete burre te madhe i cili me te drejte u cilesua nga dijetaret si Dijetar i shekullit,Allahu e paste meshiruar dhe na takofte me te ne Dite te Gjykimit !

Mos e le asnje namaz! Ka me miliarda njerez te vdekur qe shpresojne te kthehen ne kete bote per te bere nje sexhde te vetme!
"Urdhëro familjen tënde që të falë namaz, e edhe ti vet zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim. Ne të furnizojmë ty. Ardhmëria e mirë i takon atij që ruhet "
- surja Ta-Ha,ajeti 132
- surja Ta-Ha,ajeti 132
Lexone, shume e bukur
Pas një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve, burri po i thotë gruas:
"Merri gjërat më të çmuara dhe ik në shtëpinë e prindërve të tu."
Në mbrëmje bashkëshortja mori ca supstanca anastezike e futi burrin në gjumë të thellë dhe e morri në shtëpinë e saj.
Të nesërmën posa u zgjua bashkëshorti u hutua nga ajo se ku gjendet, pyeti bashkëshorten vallë kush më solli mua këtu, ç'është puna ime?
Bashkëshortja ju përgjigjë:
I dashuri im, ske përse të habitesh unë të solla këtu, a nuk më the vetë:

I dashurri im, ti je gjëja më e çmuar që posedoj unë...!
All-llahu na mundesoftë te jemi të çmuar tek gratë tona.

KRIMI I SIHRIT (MAGJISË)
SHEJH ABDULMUHSIN EL KASIM
O ju musliman, udhëzimi është dhuratë e Allahut, dhe me të e begaton atë që donë nga robërit e Tij. Allahu na urdhëroi që ta ruajmë këtë begati nga çdo gjë që ia humb shkëlqimin dhe ia dëmton vlerën, mirëpo ka nga njerëzit, të cilët e shitën fenë e tyre lirë, duke mos qenë të kënaqur nga ajo që Allahu u caktoi nga fatkeqësitë e sprovat, për ta apo për të tjerët. Kjo i bëri ta shesin fenë e tyre tek sihirbazët, dhe magjistarët e fallxhorët, duke i pyetur ata për fshehtësitë, apo të kërkuarit nga ta që t’ju bëjnë tjerëve sihër e magji, dhe me të t’i dëmtojnë njerëzit dhe shoqëritë.
Sihri është vepër që përmban shumë mëkate të mëdha që ta shkatërrojnë fenë, si kërkimi ndihmë nga xhindet dhe shejtanët, frika e zemrës nga të tjerët jashtë Allahut, largimi i mbështetjes nga Allahu, dhe shkatërrimi i jetës së shumë njerëzve dhe dobive të tyre. Sihri është sebepi i shkatërrimit të shumë familjeve, dhe shtëpive, dhe shoqërive. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Largojuni shtatë (mëkateve) shkatërruese. Thanë cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Tha: Shirku, magjia, mbytja e njeriut pa të drejt e që e ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, kthyerja e shpinës kur takohen dy palët (ikja nga fronti) dhe shpifja ndaj grave të ndershme muslimane".
Shejtani e nxit fortë magjistarin t’i bën sihër robërve të Allahut. Allahu thotë: “Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët” Bekare 102, dhe “E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi”. Bekare 102. Kjo nuk do të thotë se çdo sihër ndikon tek njeriu! Sa magjistar kanë lidhur nyje dhe nuk ka pasur ndikim tek njeriu. Allahu thotë: “Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut”. Bekare 102. Dëmi dhe dobia janë në dorën e Allahut. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dije se po nëse gjithë njerëzit tubohen, pajtohen që ty të të bëjnë një të keqe, nuk do të mund të bëjnë përpos asaj që Allahu për ty ka caktuar”.
O ju musliman, magjistari është njeriu më i fëlliqur, dhe me moral më të keq, dhe me zemër më të ligë, i përafërt me shejtanin, rob i tij, nuk e do të mirën, dëmtues i shoqërisë, i përshkruar me cilësitë më të nënçmuara, dhe mashtrues i atyre që vijnë tek ai, duke i mashtruar me lajmet që ua jep. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, transmeton se kur ajo e pyeti të Dërguarin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për fallxhorët ai u përgjigj se ata nuk ishin asgjë. Ajo pastaj përmendi se fallxhorët ndonjëherë u thoshin gjëra që ishin të vërteta.
I Dërguari, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kjo është një pjesë e të vërtetës të cilën xhini e vjedh dhe e llomotit në veshin e shokut të tij, por ai e përzien atë me 100 gënjeshtra”. Magjistarit sihri i tij nuk ka mundësi t’i plotësohet, vetëm se atëherë kur i bën kufër Allahut. I Dërguari, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush bën sihër vetëm se ka bë shirk”. E cekin dijetarët se kjo është argument se magjistari është mushrik, ngase sihri nuk mundet të veprohet pa mos bërë shirk.
Magjistari e donë pasurinë, edhe atë fortë, dhe i mashtron njerëzit për hir të saj. Kur kërkoi Faraoni nga magjistarët të ballafaqohen me sihër me Musain, alejhi selam, ata kërkuan nga ai pasuri. Allahu thotë: “Dhe kur erdhën magjistarët e Faraonit, thanë: “A do të shpërblehemi, nëse fitojmë?” Faraoni tha: “Po, dhe do të jeni nga më të afërmit e mi”. Earaf 113-114.
Magjistari i mashtron njerëzit dhe i thërret në shirk. I urdhëron të prenë kurban për shejtan dhe i urdhëron të lidhin hajmali, me pretekst se ajo i bën dobi dhe ua largon dëmin. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush mban apo lidh hajmali vetëm se ka bërë shirk”. Ata që shkojnë tek ai, i mashtron duke i bindur se i di sëmundjet dhe problemet e tyre, me qëllim që t’ua përfiton zemrën, dhe po ashtu i mashtron ata që shkojnë tek ai me shënimin e ajeteve të Kuranit nëpër fleta të ndryshme.
Dëmi i magjistarit është i madh për shoqërinë. Veprat e tij janë errësirë e rëndë. Plot nga njerëzit i ka futur në shirk, i ka shkatërruar shumë shtëpi të lumtura, e ka ndarë burrin dhe gruan që janë dashtë mes veti, shumë fëmijë të pafajshëm për shkak sihrit të tij e kanë shijuar hidhëtinë e jetës, janë ballafaquar me ndarjen e prindërve të tyre, dhe kjo ka qenë shkak i devijimit të tyre. Sa njerëz të shëndoshë magjistari ka qenë sebep i të sëmurit të tyre, sa të varfër janë zhytur nëpër borxhe duke i dhënë magjistarit të holla, kinse për t’ua larguar problemet e tyre?! Sa të holla haram dhe të kota i ka ngrënë magjistari duke pretenduar se e ka ilaçin dhe se e njeh fshehtësinë?! Sa njerëz i ka nxjerrë nga feja duke i besuar lajmërimeve të tij, kinse nga fshehtësitë, të cilat nuk i dinë përveç se Allahu?! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush i afrohet magjistarit apo parashikuesit dhe e pyet për diçka dhe i beson asaj që e thotë, vetëm se e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit”. Për shkak rrezikut të dëmit të magjistarit mbi muslimanët, u caktua vendimi për ta që tu prehen qafat, me qëllim që shoqëritë të rehatohen nga sherri i tyre.
Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, u shkroi punëtorëve të tij që të mbysin çdo magjistar dhe magjistare. Kjo në dynja, kurse shpërblimi i tyre në ahiret është hyrja në Xhehenem, ku Allahu thotë: “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër”. Bekare 102. O ju musliman, kush troket në derën e magjistarit që të bën sihër për të, vetëm se e ka shitur fenë e tij me dynjanë e tij, dhe e ka zëvendësuar dritën e besimit me errësirën e zemrës. Nëse njeriu e pëlqen këtë vepër edhe pse nuk e vepron, është i njëjtë në mëkat, sikurse ta kishte vepruar.
Një ndër dhjetë gjërat të cilat e nxjerrin muslimanin nga Islami, është edhe veprimi i sihrit apo të kënaqurit me këtë vepër. Allahu thotë: “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër”. Bekare 102. Shkuarja tek magjistari e hidhëron Allahun, i bën padrejtësi krijesës, dhe e dëmton dynjanë dhe fenë e njeriut. Për këtë arsye, ti i cili kërkon që t’i veprohet ndokujt sihër, mos u bë kurban i magjistarit që të nxjerr nga feja jote. Rikujtoje se dynjaja është e shkurtër, dhe se ti do të jesh i vetëm në varr, pra pendohu sinqerisht, dhe pastroje zilinë e zemrës tënde duke i bërë mirë të tjerëve, dhe shkatërroi nyjat nëse i ke bë sihër, ndokujt para se të vjen dënimi i Allahut mbi ty. Atij që i bëhet sihër është i dëmtuar rëndë, dhe Allahu ka mundësi që t’ia zëvendëson atë begati mbi të cilën ka pasur zili, me diçka edhe më të mirë.
Allahu i sprovon robërit e Tij për t’ua ngritur gradat dhe për t’i pastruar nga gjynahet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kujt Allahu ia donë të mirën e sprovon”. O ti që je i sprovuar me sihër, mos u pikëllo për atë që të goditi. Allahu e sprovon robin e Tij që ta afron kah Ai. Mos u zemëro për atë që të goditi, dhe mos u dëshpëro nga ajo që Allahu e caktoi për ty. Kjo ka mundësi të jetë shkak për lumturinë tënde. Allahu thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju”. Bekare 216.
Duaja e të dëmtuarit pranohet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Tri lutje (dua) janë të pranuara pa dyshim: lutja e atij mbi të cilin bëhet padrejtësi, lutja e udhëtarit (mysafirit), si dhe lutja e prindit për fëmijën e vet”. Nëse bën durim dhe i frikohesh Allahut, për ty do të ketë përfundim të mirë. Allahu thotë: “Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”. Earaf 128. Shpeshtoje lutjen e Junusit, alejhi selam, i cili tha: “LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MIN EDH-DHALIMIN”.( Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!). I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Muslimani nuk lutet me këtë lutje për ndonjë gjë, e të mos i pranohet lutja”. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se është vërtetuar se kush e thotë shtatë herë, Allahu ia largon problemin e tij. Bëje duanë: “Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun, Allahume exhurni fi musibeti ue hluf li hajran minha” (Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi, O Allah më shpërble për këtë fatkeqësi dhe ma kompenzo atë me një më të mirë se atë që kisha). Kjo le të jetë e shpeshtë në gjuhën tënde. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje, Allahu do ta shpërblen për këtë fatkeqësi dhe do t’ia zëvendëson me diçka më të mirë”. Kapu edhe për istigfarin, ngase istigfari t’i largon brengat dhe t’i lehtëson vështirësitë.
O ti që je i sprovuar me sihër, për ty më mirë është që je i dëmtuari se sa i padrejti. Për këtë arsye mbështetu Zotit tënd, dhe shpeshtoje istigfarin dhe lutjet, dhe dije se lehtësimi i Allahut është afër. Mjerë për ty nëse dëshpërohesh nga mëshira e Allahut!! Kur njeriu është i afërt me Allahun, nga ai largohen belat dhe sherri. Përmendja e shpeshtë e Allahut, është nga shkaqet e ndalimit dhe pengimit të sihrit. Përkujdesja për namazet, e sidomos namazi i sabahut me xhemat është mburojë nga sherret. Surja Bekare është e bereqetshme. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Lexojeni suren Bekare! Mësimi i saj është bereqet, kurse lënia e saj është humbje, dhe ai që e lexon nuk mundet t’i bëjnë dëm magjistarët”. Leximi i sures Felek dhe Nas në mëngjes dhe mbrëmje, janë sebep për mbrojtje nga sihri. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ka porosit Ukbe ibën Amir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, duke i thënë: “Kërko mbrojtje me to. Nuk ka njeri që ka kërkuar mbrojtje me diçka më të mirë se sa me to”. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nevoja e njeriut të kërkon mbrojtje me ato dy sure, është më e madhe se sa nevoja e tij për ujë, dhe ushqim, dhe veshje”. Kush i lexon natën dy ajetet e fundit të sures Bekare i mjaftojnë ato nga sherret. Kush i ha shtatë hurma nga lloji axhve, e mbrojnë nga sihri. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kush ha në mëngjes shtatë hurma të llojit axhve, në atë ditë nuk do t'i bëjë dëm, as helmi, e as sihri”. Jeni të kujdesshëm nga mëkatet, dhe llojet muzikës, dhe veglave muzikore. Ato janë sebepi kryesor për afrimin e shejtanëve në shtëpi. Nëse njeriu i largohet përmendjes së Allahut, atëherë shumë lehtë i afrohen shejtanët dhe e dëmtojnë. Për këtë arsye shpeshtoni leximin e Kuranit, merruni me adhurime. Kurani është shërim nga të gjitha sëmundjet, kurse përmendja e Allahut e mbron robin nga çdo gjë që donë ta dëmton, dhe ia zgjeron gjoksin dhe ia qetëson zemrën: “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”. Rad 28.
SHEJH DR. ABDULMUHSIN EL KASIM
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kush shkon te fallxhori (magjistari) dhe e pyetë për diçka, nuk do t'i pranohet namazi dyzet ditë.” (Transmetojnë Muslimi, 2230 dhe Ahmedi, 4/68)
“Kush shkon te fallxhori dhe magjistari, dhe beson në atë që ia thotë, ai vetëm se ka mohuar atë që i ka zbritur Muhammedit salallahu alejhi ue selem.”
(Transmetojnë katër autorët e Sunneneve dhe Hakimi, ndërsa Shejh Albani rahimehullah, e ka vlerësuar në gradën sahih në Sahihul Xhami, 5939)

Pjesa e tretë e natës
Për shkak të dashurisë që ka Zoti ndaj teje, zbret çdo natë, ashtu si i takon Lartëmadhërisë së Tij, në qiellin e dunjasë dhe i thërret të shkujdesurit dhe të fjeturit me fjalët e Tij të ëmbla:
"A ka kush që më thërret t'i përgjigjem? A ka kush që më lutet t'ia jap atë që e kërkon? A ka kush që më kërkon falje t'ia fal?"
I dashuri vëlla, e dashura motër...
- A nuk ke nevojë për asgjë të kësaj a të botës tjetër?! A nuk ke nevojë për Zotin tënd?! A i zgjidhe të gjitha problemet tua?! A shpëtove nga të gjitha mundimet?! Më kthe përgjigje!!
- A nuk e ndien ngurtësinë e zemrës sate?! A nuk e ndien mungesën e Kuranit?! A nuk ndien keqardhje për gjendjen tënde me Allahun?! A nuk ballafaqohesh me vështirësi në jetën tënde, me mospërfillje të fëmijës tënd për ty, me sëmundje të prindit tënd a me ndonjë fatkeqësi?!
- Në qoftë se ballafaqohesh me ndonjërën nga këto gjëra, atëherë përse nuk i drejtohesh Allahut?! Paraqitja Atij kërkesat tua... drejtoja Atij lutjet... në pjesën e tretë të natës. Këtu do ta gjesh përfundimin e brengave, fillimin e lumturisë... këtu do t’i gjesh xhenetet e begatshme të kësaj dunjaje dhe nderimin e Zotit tënd Madhështor.
Sa e çuditshme është puna jote!!
Kërkon prej atij që ta mbyll derën dhe vë rojtarë për ta ruajtur atë, ndërsa nuk kërkon prej Atij, porta e të Cilit është e hapur deri në Ditën e Gjykimit!! Ruaje fytyrën!
- Për shkak të dashurisë që ka Allahu ndaj teje, sa herë që ti i shton kërkesat Ai shton bujarinë e Tij, sa herë që ti i shton nevojat Ai shton mirësinë e Tij.
- Për shkak të dashurisë që ka Allahu ndaj teje, Atë nuk e pengojnë ata që ia kthejnë shpinën, as numri i madh i gjynahqarëve e as kokëfortësia e inatçinjve që të zbresë çdo natë në qiellin e dunjasë. Atë nuk e pengon as madhështia e Tij që t’i kushtojë rëndësi krijesave të Tij të dobëta.
Po qe se babai yt do të kërkonte prej teje t’ia bëje një të mirë, do ta bëje atë, kurse, ja Ky është Allahu, i Lartëmadhërishmi, i Gjithëfuqishmi, po të thërret të të bëjë mirë ty, ndërse ti po fle!!
Nëse një mik yti do të ta bënte një të mirë, pastaj do të kërkonte nga ti t’ia ktheje atë të mirë pas mesnatës nuk do të vonoheshe, atëherë përse vonohesh ndaj Atij, në detin e begative të të cilit je i zhytur. A kështu e kthen të mirën o përbuzës i të mirave?!
Shkëputur nga libri: "Hibbi ja rihal-ijman"
Përktheu: Jusuf Kastrati

Ki kujdes!
Ki kujdes nga tirania e fjalëve "unë", "imi" dhe "mua", sepse me këto janë sprovuar Iblisi, Faraoni dhe Karuni.
Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” (A'raf, 12)
"Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte” (Sad, 76).
Faraoni: "Kështu Faraoni i shpalli popullit të tij duke thënë: “O populli im! A nuk është i imi sundimi i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin poshtë meje? A nuk shikoni pra?" (Zuhruf, 51)
Karuni: "Ai (Karuni) tha: “Kjo më është dhënë mua vetëm në saje të zgjuarsisë sime!” A nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar para tij breza të tërë, njerëz më të fuqishëm se ai dhe me pasuri të mbledhur akoma më të madhe? Por (mosbesimtarët, mëkatarët, kriminelët) as që do të pyeten për mëkatet e tyre (sepse Allahu i njeh mirë ata dhe do të ndëshkohen pa llogari)". (Kasas, 78)
"Unë" më së miri është të thuhet kur thua: "Unë jam robi gjynahqar, mëkatar, pranues i gabimeve, i cili kërkon falje”... e të ngjashme me këto.
"Imi" të thuash: "Varfëria, përulja, nënshtrimi dhe mëkati është i imi”.
"Mua", të thuash: "Allahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto më përkasin mua."
Autor: Ibn Kajim el Xhevzije
Zadul mead fi hedji hajril 'ibad. 2/434
Përshtati: Almedin Ejupi

Në bazë të disa studimeve që janë bërë nëpër vende të xhunglës, antropologët erdhën në përfundim se aty ku ka zhveshje totale të njerëzve ka fare pak ose aspak ndenja dashurie.
Victor De Munk
Poashtu, një studim psikologjik ka zbuluar dhe njëkohësisht ka bërë kërkesë për rininë e sotme që të martohen sa më të rinj, kjo përshkak se ky studim ka zbuluar se sa më shumë që të rinjët shohin lakuriqësi, aq më shumë qeliza mbrenda trurit tonë vdesin.
Këto qeliza janë qeliza që të bëjnë të ndjehesh i emocionuar kur të martohesh, dhe në këtë mënyrë arsyeja se pse shumica prej martesave dështojnë është se kur bashkohen kuptojnë se janë më pak të emocionuar sesa para martesës.
Pse? - Sepse panë shumë lakuriqësi, pritën shumë. Dhe në këtë mënyre i kanë humbur ndjenjat e tyre duke u bërë të pandjeshëm.
Dhe, në fund dua t'ju rikujtoj se jo vetëm ky studim psikologjik, por edhe Muhamedi alejhi ue selam para shumë vitesh na ka treguar për një gjë të tillë duke thënë: '' Martohuni kur të jeni të rinj ''.

A lejohet Masturbimi(vetknaqja) te ata qe nuk jan te martuar ?
Përgjigjje:
Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.
Masturbimi është i ndaluar në islam në bazë të argumenteve nga Kurani dhe sunneti:
Së pari:
Ka thënë Ibnu Kethiri se Imam Shafiu dhe të tjerët që janë pajtuar me këtë mendim e kanë ndaluar masturbimin me dorë duke u bazuar në këtë ajet: dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, ( mu’minun 5,6). Ka thënë Imam shafiu në kapitullin “ nikah”të librit Umm: është e qartë në përmendjen e ruajtjës së nderit të tyre përveç ndaj grave apo ndaj atyre që i kanë nën sundim se ndalohet çdo gjë jasht kësaj. Pastaj Allahu e ka vërtetuar dhe e ka thekësuar këtë edhe më qartë me fjalën e Tij: e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara, ( mu’minun 7). Nuk lejohet veprimi me organ përveç në grua apo në atë që është nën sundimin tëndë ( robresh) dhe nuk lejohet masturbimi. Allahu e di më së miri. ( Kitabul Umm).
Gjithashtu disa dijetar janë argumentuar me fjalën e Allahut: E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t'i begatojë me të mirat e veta.( nur 33). Pra urdhëri për ruajtjen e nderit vërteton për durimin që duhet të ket njeriu jasht lidhjes martesore.
Së dyti:
Po ashtu për ndalimin e masturbimit janë argumentuar me hadithin e Pejgamberit nga hadithi i Abdullah b. Mes’udit i cili thotë: Ishim disa të rinjë me të Dërguarin e Allahut që nuk gjenim asgjë ( për martes) dhe i Dërguari i Allahut na tha: “ o ju të rinjë kush ka mundësi le të martohet sepse kjo ia ruan syrin dhe ia ruan nderin. Kurse ai që nuk ka mundësi le të agjëroj sepse agjërimi është mburoj nga mëkatet”. ( Buhariu 5066). Pra i Dërguari i Allahut në rastë pamundësie për martesë na udhëzoi në agjërim edhe pse agjërimi është më i vështir e nuk na udhëzoi në masturbim me gjith fuqin që e posedon i riu. Andaj masturbimi është më i lehtë për të riun se agjërimi, sikur të ishte i lejuar i Dërguari i Allahut do të udhëzonte në të.
Po ashtu edhe medicina ka vërtetuar dëmet e masturbimit në shëndetin e njeriut, prej tyre:

- Dëmton organet gjenitale ku shkaktom diarre ( urnimi i shpesht) të pjesërishme.
- Shkakton dobësim në muskujt e njeriut për shkak të ngurtësimit të tyre gjat kryerjes së masturbimit.
- Një masturbim me dorë barazohet me 12 mardhënje intime.
- Shkakton infektim të farës në vezet e mashkullitdhe pastaj njeriu ejakulon shpejt.
- Shkakton dhimbje në kurrizin e shpinës.
- Shkakton dridhje në disa muskuj si ata të duarve , të këmbve.
- Sqetësimi shpirtëror.
- Dobësimi i fuqisë së njeriut.
- Dobësimi i mësimit dhe leximit.
- Dobësimi i të pamurit dhe shumë dëme tjera që nuk kemi cek ketu.
- Si shtytës për largimin nga kjo smundje duhet të jetë zbatimi i urdhërave të Allahut dhe largimi nga hidhërimi i Tij.
- Largoje këtë smundje me përmisimin bazamental e ai është martesa duke zbatuar porosin e të Dërguarit të Allahut që ua dha të rinjëve.
- Largoj vesveset, mendimet angazhimet e shpiërtit me të. Mendo gjithmon në atë që të bënë dobi në këtë botë dhe në botën tjetër. Sepse vazdhimsia në vese të ndryshme qon deri në vepër pastaj ajo vepër e mbizotëron njeriun gjersa të bëhet tek ai një tradit e zakonshme që pastaj është vështir të evitohet.
- Ulja e shiqimit. Sepse shiqimi në femra dhe në ftografi që nxisin epshin qoft ato të gjalla apo të vizatuara nxitë në të ndaluarën.
- Angazhimi me ibadete të llojllojshme dhe mos lënja e kohës së lirë për të rënë në mëkate.
- Marrja parasysh e dëmeve shëndetësore të cilat dalin si rezultat i masturbimit sikur: dobësimi i të pamurit, dobësimi i muskujve, dobësimi i organeve gjenitale, dhimbje në shpin dhe smundjet tjera të cilat i kanë cek shkenctarët e medicinës.
- Të pajisurit me armën e vendosshmërisë që përsoni mos ti dorzohet shejtanit. Ti largohet vetmimit, si fjetja dhe të tjera, sikur që i Dërguari i Allahut ka ndaluar që të flej njeriu në vetmi.
- Marrja parasysh porosin profetike në këtë çështje e që është agjërimi. Sepse agjërimi thenë epshin e njeriut.
- Të jesh i përpikët gjat të fjeturit, të flesh me rregullat e sheriatit sikur leximi i lutjeve që kanë ardh në hadithe para gjumit, të fjeturit në anën e djathtë, largimi nga fjetja në bark duke pas parasysh ndalesën e Pejgamberit për këtë.
- Të pajisesh me durim, me ruajtjen e nderit sepse këto janë obligim ndaj nesh që të ndalohemi nga të ndaluarat edhe nëse nefsi i njeriut i dëshiron. Nëse njeriu mundohet që ta stolis vetën e tij me këto cilësi, pastaj këto cilësi do të bëhen pjesë e tij e pandashme. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ kush angazhohet në ruajtjen e nderit Allahu do të ja ruaj nderin atij. Kush këkon ndihmë Allahu do ta ndihmoj atë. Kush kërkon durimin Allahu do të ja jap atë. Nuk ka diçka më të mirë që iu është dhënë dikujt se sa durimi”. (Buhariu).
- Dhe në fund të përkujtoj për ilaqin më të madh dhe më të efektshëm e që është kthimi tek Allahu, lutja tek Ai dhe kërkimi i ndihmës nga Ai që të shpëtosh prej këti zakoni të keq. Mos të harrojmë se Allahu i përgjigjet thiërrsit kur ai i lutet Allahut.
Kuran Sure: Kijame 75
3.A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?
4.Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia
rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!

5 Rregulla që duhet ti dimë rreth ëndërrave.
Rregulla sa u takon ëndërrave:
- Nuk lejohet pohimi i sigurte, per nje koment specifik.
- Ne nuk e dime nese ato jane enderra nga Allahu, preokupim i dites, apo enderra te ngaterruara.
- Nuk duhet te marim prej tyre (enderrave) dispozita fetare.
- Nuk duhet te perdoren per mbajtje qendrimesh apo veprimesh.
-Ato (enderrat), jane pergezim dhe sihariq, ne rastin me te mire konsiderohen tregues por jo argumente.
Pra jane pergezime qe nxisin shprese (optimizem) dhe nepermjet tyre njeriu pergatitet per gjera qe mund ti ndodhin ne te ardhmen.

Përse na ndodhin fatkeqësitë ne? Përderisa kjo jetë është sprovë për njeriun, ai duhet të përballet me disa rrethana me të ndryshme, që kanë si qëllim të vërtetojnë vërtetësinë e deklaratës së tij, se ai beson Zotin dhe gjithashtu për ta pastruar atë nga karakteristikat imorale të padëshirueshme.
E hëne 25 Nëntore 2013 23:31Disa fakte të pandryshueshme
Detajet e përpikta të kësaj sprove janë pa dyshim të paracaktuara për çdo njeri. Kjo duhet të na sigurojë ne, se sprova në fjalë do të bëhet në mënyrën më të përshtatshme. Me fjalë të tjera, përderisa skema e kësaj sprove është hartuar nga më i Zgjuari, nuk mund të jetë asnjëherë e padrejtë. Megjithatë, duke qenë i gllabëruar nga fatkeqësitë – një element thelbësor i kësaj sprove – njeriu është i prirur ta harrojë këtë realitet të padiskutueshëm, domethënë se sprova e jetës është e drejtë, pavarësisht sesa fatkeqësi na ndodhin. Ai ka nevojë të dijë, se kjo sprovë presupozon disa fakte të pandryshueshme, që përshtaten për të kuptuar arsyen dhe pajtohen me drejtësinë absolute. Të harrosh këto fakte, do të thotë të humbasësh fuqinë dhe kurajën për të luftuar rrethanat negative. Më poshtë vijojnë disa shënime, për të ndriçuar këto fakte, në mënyrë që të rifreskojmë dijen tonë në këtë anë dhe si rrjedhim të konsolidojmë besimin tonë, në mënyrë që të luftojmë në rrethanat e padëshirueshme.
Allahu nuk është armiku ynë
Gjëja kryesore që duhet të mbajmë në mendje është, se Allahu nuk ka armiqësi kundër nesh. Ai nuk krijon pengesa në rrugën tonë, Allahu më faltë, sepse Ai nuk mban mëri ndaj nesh dhe as nuk e përbuz ekzistencën tonë.
Ai e ka prezantuar Veten si mik i njerëzimit; dhe ashtu siç bëjnë të gjithë miqtë, Ai na paralajmëron për armikun tonë të përbetuar, shejtanin, që të mos i shkojmë pas për shkak të premtimeve të tij boshe. Në mënyrë të ngjashme, është e qartë se Allahu nuk ndërmerr asgjë, pa ua zgjatur afatin robërve të Tij. Ai u jep kohë të gjithë mëkatarëve, që të pendohen për mëkatet e tyre. Nëse nuk do të ishte për këtë, ne do të dënoheshim sapo të bënim gabimin. Allahu na e do të mirën. Megjithatë nuk duhet ta konsiderojmë si një mik, që ruan miqësinë pa kushte dhe vazhdon t’i mbështesë miqtë e tij edhe kur ata shkaktojnë dëme. Përkundrazi, Ai është një mik i sinqertë, që na ndihmon t’i ruajmë kufijtë moralë, Ai është gjithmonë aty dhe na udhëzon në rrugën e drejtë. Përveçse na ka dërguar disa profetë dhe na ka dhënë librat e shenjtë, Ai ka krijuar një botë të mbushur me rehati dhe vështirësi, që të na ndihmojë të jemi të palëkundur në rrugën e Tij.
Ne duhet ta dimë gjithashtu, se Allahu nuk është ashtu si janë munduar ta përshkruajnë hebrenjtë Atë. Ata vuanin nga iluzionet, se përderisa ishin pasardhësit e profetëve të drejtë të Allahut, ata kishin të drejtë të kalonin pragun e parajsës, sado në mënyrë të pamoralshme të jetonin dhe nëse do të shkonin në ferr, do të rrinin vetëm për pak kohë. I Plotfuqishmi e ka hedhur poshtë këtë keqkuptim dhe e ka emërtuar “El-Hād Fī El-sifāt” (të mohosh atributet thelbësore të Zotit), term ky që nënkupton, se ky është një krim i urryer, si t’i bësh shok atij.
Allah nuk na ngarkon më shumë sesa kemi mundësi
Fakti i dytë që duhet ta kemi gjithmonë parasysh është, se Allahu na ngarkon vetëm me ato përgjegjësi, të cilat mund t’i zgjidhim me lehtësi; ato nuk kanë asnjëherë aq forcë sa të na bëjnë të humbasim besimin. Zoti ka thënë në Kuran: “Ne nuk ngarkojmë asnjeri përtej mundësisë së tij”. (7:152)
Sigurisht që nëse ky parim sublim nuk do të ishte vënë re, gjithë skema e sprovës do të bëhej një akt tiranie dhe shtypjeje. Duke pasur parasysh këtë premtim për sheriatin, mund të arrijmë në përfundimin, se Allahu do ta përdorë këtë parim dhe në lidhje me sprovat e tjera të jetës. Atributet e tij e mohojnë nocionin, se Ai na mbingarkon, që të tronditë forcën tonë dhe të shkatërrojë shpresat tona. Prandaj qëllimi i fshehtë, që gjendet pas kësaj fatkeqësie në dukje, është sprovimi ynë; i Plotfuqishmi nuk ka asnjëherë si qëllim, të na hidhërojë nëpërmjet fatkeqësive.
Fatkeqësitë nuk kanë si qëllim të na largojnë nga besimi
Sprovat nuk kanë si qëllim të na largojnë nga besimi. Kurani i shenjtë ka hedhur dritë mbi këtë parim: ai u parashtrua para myslimanëve dhe hebrenjve, në kohën kur u dha urdhri në lidhje me Kiblën, se Allahu nuk donte që besimi i tyre të shkonte kot. “Allahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve”. (2:143)
Mirësia është e fshehur nën velin e shqetësimeve
Fakti i katërt, për të cilin duhet të jemi shumë të qartë, është se vështirësitë sjellin gjithashtu në jetën tonë dhe shumë mundësi premtuese. Ndonjëherë ne i hasim këto mundësi së bashku me vështirësitë dhe herë të tjera i hasim pas përfundimit të një periudhe të vështirë sprove.
Allahu, në bazë të urtësisë dhe zgjuarsisë së Tij gjithëpërfshirëse, e ka krijuar këtë botë në çifte. Ne e vëmë re këtë fenomen në çdo gjë, me të cilën përballemi. Pa natën, ideja e dritës së ditës nuk është vetëm e papërfytyrueshme, por edhe e pakuptimtë. Në mënyrë të ngjashme shumë mundësi potenciale vijnë në rrugën tonë, vetëm pasi kemi kaluar shqetësime. Për shembull, gruaja duhet të durojë dhimbjet e lindjes, para se të bekohet me fëmijën e saj të mrekullueshëm; studenti e merr diplomën, pasi ka punuar shumë për një periudhë të gjatë kohe; një thirrës për në rrugën e drejtë e arrin suksesin, pasi investon dhe bën përpjekjet e tij më të mira në misionin e tij për një kohë të gjatë.
Gjithashtu një njeri bëhet i pranueshëm për të hyrë në parajsë, pasi përballet me vështirësi dhe probleme. Zoti thotë në Kuran: “Po ju menduat se do të hyni në xhenet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e Allahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e Allahut është afër”! (2:214)
Shkurtimisht, është praktikë e vendosur e të Plotfuqishmit, që Ai para se ta bekojë një njeri me një mirësi tjetër, ose para se t’i japë një aftësi të re, e sprovon me vështirësi dhe fatkeqësi. Megjithatë objektiva nënkupton, që njeriu të jetë i pranueshëm për të marrë të mirat e tij.
Allahu na ndihmon në vështirësi
Fakti i pestë, që duhet të ngulitet në zemrën dhe shpirtin tonë është, se Allahu nuk i harron njerëzit e tij, kur ata janë në probleme. Përkundrazi Ai vazhdon t’i vëzhgojë dhe i ndihmon me të gjitha mënyrat, kur ata i luten Atij. Kur Zelihaja u mundua të joshte profetin Jusuf (a.s) me bukurinë e saj, Allahu e ndihmoi profetin e Tij. Në mënyrë të ngjashme, i Mëshirshmi i ndihmon njerëzit e Tij, kur janë në probleme. Megjithatë kjo ndihmë vjen, nëse besimtari bën të pamundurën dhe shpenzon dhe energjinë e tij të fundit kundër rrethanave të vështira.
Kurani i shenjtë tregon emocionet e nënës së Profetit Musa (a.s), kur ajo e hodhi në lumë. Nëse nuk do ta kishte bërë këtë, Musai (a.s) do të ishte prej skllevërve të Izraelitëve dhe si rrjedhim do të dënohej me vdekje. Por Allahu e ndihmoi nënën e Tij, ta bënte këtë veprim. Ai e ngushëlloi, se ndihma e Tij kishte si qëllim të forconte zemrën e saj, që ajo të ishte prej besimtarëve.
Allahu është i mëshirshëm
Ne bëjmë shumë gabime, por Allahu na i fal. Ai na paralajmëron, se na vë në vështirësi, që të mos shkojmë në rrugë të gabuar. Ndonjëherë, Ai ua shfaq gabimet tona të tjerëve dhe me këtë ka si qëllim, që të na mësojë të rregullojmë rrugët tona. Ky ndëshkim vazhdon, derisa personi u kushton vëmendje thirrjeve të ndërgjegjes së tij, ndihet i penduar dhe i kërkon falje Allahut, falje e cila i jepet menjëherë. Por në rast se personi nuk ndien keqardhje dhe as nuk i kërkon falje Zotit, atëherë frerët e tij në mbretërinë e së keqes lihen të lirë. Atij i jepet dhe një periudhë tjetër për t’u penduar. Ky pendim i jep dy mundësi: ai mund të kthehet me vullnet të lirë tek Zoti i tij, ose mund të vazhdojë rrugën e keqe, që ka zgjedhur për veten e tij. Për sa i përket punës së keqe që bën njeriu, Allahu ka vendosur një vijë të caktuar. Nëse personi e shkel kufirin, atij i mohohet esenca e të dëgjuarit, e të parit dhe e të arsyetuarit. Kështu atij nuk i bën më përshtypje asnjë qortim. Kjo nuk ndodh për një ditë a dy. Allahu e vendos këtë çështje në bazë të tolerancës. Ky vendim është marrë në bazë të rrethanave të veçanta të kriminelit, të aftësive të tij, të kontributit të shoqërisë ndaj ndërtimit të karakterit të tij etj. Shkurtimisht, gjithçka që mund të bëhet sipas “drejtësisë”, duhet të merret parasysh në mënyrë të saktë.
Sprovat janë pjesë përbërëse e jetës sonë
Allahu e ka krijuar këtë botë, që ne të fitojmë parajsën duke ndjekur rrugën e së vërtetës. Për këtë arsye jeta aktuale nuk mund të jetë pa sprova. Qëllimi i vetëm pas këtyre sprovave është, që ne të shkojmë në parajsë.
Asnjë banor i kësaj bote nuk duhet të mendojë se nuk do të sprovohet, përderisa kjo është kundër qëllimit të krijimit të tij. Përpjekjet për t’iu larguar kësaj sprove mund të rezultojnë në dështim total.
A janë mirësitë/fatkeqësitë kritere për të gjykuar njerëzit?
Këto kritere kanë gjetur në njëfarë mënyre pranim të përgjithshëm ashtu si në ditët e injorancës. Mendohet se Zoti është i kënaqur me ata, që bëjnë një jetë të rehatshme dhe i pakënaqur me ata që jetojnë në varfëri. Sipas këtij koncepti, disa kriminelë që merren me kontrabandë dhe ryshfete zgjedhin që në fasadën e pallateve të tyre të shkruhet “Është bekim mbi mua nga Zoti im”. Një perceptim i tillë është thjesht një gënjeshtër.
Varfëria dhe pasuria janë dy aspekte të sprovës që ne kalojmë. Allahu i sprovon njerëzit, duke u dhënë shumë të mira dhe disa të tjerëve duke u dhënë më pak në këtë botë. Por Allahu nuk është i pakënaqur me asnjërin prej tyre, në lidhje me pasurinë e tyre. Ka shumë mundësi që Allahu të mos e pëlqejë një të pasur. Rehatia në këtë botë mund të jetë ajo që Allahu ka zgjedhur për të: gjithçka në këtë botë dhe asgjë në botën tjetër. Por në rastin e një të varfri, mund të ndodhë që Allahu në këtë mënyrë dëshiron që këtij personi t’i lahen të gjitha mëkatet dhe ai të shkojë në parajsë. /AO/

MOMENTE QETËSIMI
Nëse të ka lodhur dunjaja, mos u dëshpëro. Pushimin do ta gjesh në durim, namaz e lutje. Vërtetë Allahu dëgjon zërin tënd kur ti i lutesh Atij. Askush nuk i kupton nevojat e tua, sikurse Ai i cili nuk ka nevojë për askënd. Andaj, parashtroi kërkesat e tua tek Allahu. Mos e prit lumturinë e të buzëqeshësh, por buzëqesh derisa të bëhesh i lumtur. Pse po shqetësohesh për të panjohurën, kur tek Allahu çdo gjë është e ditur? Pse shqetësohesh për furnizimin, kur tek Allahu janë depot e furnizimit që ka përgatitur për krijesat e veta? Pse dëshiron t’i hapësh fshehtësitë, kur tek Allahu janë çelësat? Edhe po të kishe njëmijë e një pse, të gjitha sepse-të do të dërgojnë tek Allahu. Kthehu tek Ai!
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi