ABDESTI
- Bëhet nijeti (qëllimi), vendi i nijetit është zemra.
- Thuhet Bismilah.
- Lahen duart rreth shuplakës dhe mes gishtave tri herë duke i fërkuar deri në kyç. [2]
- Shpërlahet goja tri herë.
- Shpërlahet hunda tri herë.
- Lahet fytyra nga vendi ku fillojnë flokët deri nën mjekër dhe prej veshit në vesh.
- Lahet dora e djathtë e pas saj e majta deri në pjesën e sipërme të bërrylit tri herë.
- Me duar të lagura fërkohet (jepet mest) koka.
- Me duar te lagura pastrohen veshët. Pastrimi i veshëve bëhet duke prekur me gishtin tregues brendinë e veshit, e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.
- Lahen dy këmbët deri mbi kyçe, duke pasur kujdes që të mos lihet asnjë pjese pa e lagur, duke filluar me të djathtën e më pas me të majtën.
1. Pastrimi i fytyrës
Pastrimi i fytyrës është farz gjatë abdestit dhe kjo vërtetohet me ajetin e lartpërmendur, gjithashtu ajo vërtetohet edhe me sunet dhe në këtë ka ixhma te dijetarët në përgjithësi.
Kurse fytyrë konsiderohet nga lart, prej ku fillon zakonisht dalja e flokëve, deri te pjesa e poshtme e mjekrës, pastaj nga veshi deri në vesh. Është e urdhëruar që e tërë fytyra të lahet, kështu që kushdo që lë diçka nga kjo, ai nuk i bindet urdhrit të Allahut.
*Goja dhe hunda a konsiderohen fytyrë
Te dijetarët ka mospajtim se a konsiderohen goja dhe hunda fytyrë apo jo. Si shkak i kësaj divergjence rrjedh edhe mospajtimi se a është i detyrueshëm pastrimi tyre gjatë abdestit. Ata të cilët kanë thënë se ato nuk llogariten si fytyrë kanë thënë se nuk është e detyrueshme larja e tyre, kurse ata që kanë thënë se janë fytyrë kanë thënë se është e detyrueshme larja e tyre.
Sido që të jetë, të dy mendimet janë të qëndrueshme dhe të mbështetura në argumente, por ajo që do të mund të thuhet këtu është se nuk duhet të neglizhojmë në pastrimin e gojës dhe të hundës gjatë abdestit posaçërisht, pasi për këtë kemi argumente të shumta. Allahu e di më së miri!13
2. Larja e dy duarve përfshirë edhe bërrylat
Për shkak të thënies së Allahut të Lartësuar: "...dhe duart tuaja deri në bërryla"14, edhe në këtë ka ixhma. Në këtë larje përfshihen edhe bërrylat, për shkak se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i lante me ujë bërrylat e tij, ndërsa në një tjetër hadith "ai i lante duart e tij deri në krah"15, që tregon se bërrylat përfshihen në larje. Kurse Imam Shafiu thotë: “Nuk njoh dikë që ka kundërshtuar se bërrylat janë nga pjesa që lahen (gjatë abdestit).”16
Nëse njeriu e ka një pjesë të dorës të këputur, ai lan pjesën e mbetur. Nëse e ka të tërin të këputur deri mbi bërryl, atëherë nuk obligohet të pastrojë asgjë prej saj.
3. Fshirja (dhënia mes`h) e kokës
Me “mes`h”, fshirje, kemi për qëllim që me dorë të lagur të përshkohet koka. Argument për këtë është thënia e më të Lartësuarit: "...dhe fshini kokat tuaja”17. Edhe në këtë ka ixhma.
Në mes`hin e kokës duhet të kemi parasysh dy çështje:
1. Domosdoshmëria e dhënies mes`h tërë kokës, pasi në ajet thuhet koka duke mos e definuar se deri ku, ashtu sikurse është definuar për duart, kurse praktika e Muhamedit alejhi selam vërteton se tërë kokën duhet ta përshkojmë me fërkim. Të gjitha hadithet të cilat transmetohen nga i Dërguari tregojnë se ai i ka dhënë mes`h tërë kokës dhe në asnjërën prej tyre nuk vërtetohet se i ka dhënë vetëm një pjese të saj, duke lënë anash ndonjë pjesë tjetër.18
2. Në fshirjen e kokës hyn edhe pastrimi i veshëve, pasi edhe ato konsiderohen pjesë të kokës, ashtu si thotë Resulullahu: "Veshët janë pjesë e kokës.”19 Edhe vazhdueshmëria e Muhamedit alejhi selam në pastrimin e tyre gjatë abdestit aludon për këtë, prandaj thënia se pastrimi i veshëve është vaxhib gjatë marrjes së abdestit është mendimi më i fuqishëm.
4. Larja e këmbëve deri në nyje
Edhe kjo është e vërtetuar me ajetin: "Dhe shputat tuaja deri në nyje."20 dhe me hadithe të shumta që arrijnë shkallën e mutevatirit.
Larja e dy shputave së bashku me nyjën (e këmbës), për shkak të thënies së më të Lartit.
Kjo vërtetohet nga hadithet që përshkruajnë abdestin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe vërtet në to qëndron se nyjat përfshihen në larje.
5. Renditja gjatë pastrimit të pjesëve
Marrja e abdestit sipas renditjes (siç përmendet në ajet), që së pari të lahet fytyra, pastaj dy duart, pastaj të fshihet koka, pastaj të lahen shputat për shkak të thënies së më të Lartit: "O ju që besoni! Kur të përgatiteni për namaz lani fytyrat tuaja, duart tuaja deri në bërryla, fshijeni kokën dhe lani shputat tuaja deri në nyje.”21
Argumenti se është e domosdoshme renditja nga ky ajet nxirret se Allahu i Lartësuar e futi mes`hin ndërmjet pjesëve që pastrohen dhe qëllimi i kësaj ishte, Allahu e di më së miri, që ato të lahen ashtu si janë përmendur njëra pas tjetrës. Po të mos ishte kjo, atëherë do të mund të cekeshin të gjitha pjesët që lahen së bashku dhe nuk do të futej mes`hi ndërmjet tyre.
Pastaj argument është edhe vazhdueshmëria e të Dërguarit salallahu alejhi ue selam në këtë renditje gjatë marrjes së abdestit. Po të mos ishte obligative, atëherë do ta ndërronte renditjen ndonjëherë për të sqaruar se kjo nuk është vaxhib.
Transmetohet nga Muhamedi alejhi selam se ka thënë: “Merr abdest ashtu si të ka urdhëruar Allahu”22 dhe nga kjo nënkupton që të jetë renditja ashtu si është cekur në ajet. Pastaj ai salallahu alejhi ue selam me një rast ka thënë: "Allahu nuk do ta pranojë abdestin e ndonjërit nga ju përveç në këtë mënyrë."23
Shkëputur nga "Rregullat e abdestit ", marrë nga: http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=449
ABDESTI
Fjala ‘abdest’ rrjedh nga gjuha persiane dhe përbëhet prej dy fjalëve: āb – ujë, dhe dest – dorë.(1)
Në gjuhën arabe për nocionin abdest është fjala ‘el-vuduu’ dhe rrjedh prej fjalës ‘vedue’ ‘jevduu’ ‘vuduen’ dhe ‘vedaaeten’, që do të thotë: bëhem i mirë, i bukur, i pastër. Ndërsa, ‘el-vuduu’ (abdesti) si term fetar nënkupton larjen dhe fërkimin me qëllim (nijet) të caktuar të pjesëve të caktuara të trupit, që janë: koka, fytyra, duart dhe këmbët.(2)
Përmbajtja e abdestit
Abdesti si ritual fetar, ka formën e vet unikale, dhe, për kryerjen e një ibadeti që është farz, vaxhib, synet, nafile, apo mendub, për të gjithë është njësoj. Ai përbëhet prej farzeve dhe syneteve. Farzet e abdestit, pa
të cilat abdesti nuk është i vlefshëm, janë katër sosh:
1) Larja e fytyrës (një herë),
2) Larja e duarve deri në bërryla (një herë),
3) Fshirja e pjesës së caktuar të kokës (një herë), dhe
4) Larja e këmbëve (një herë).
Këto kondita kanë ardhur në ajetin: “O Ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë…” (El-Maide, 6).
Për të qenë i plotë, abdesti duhet të realizohet në formën adekuate, duke mos pakësuar asgjë gjatë larjes. Kjo ka rëndësi të madhe, sepse ndikon në vlefshmërinë e abdestit. P.sh. larja e krahëve duhet të bëhet ashtu si duhet, pra, gjerë mbi bërryla, apo fytyra duhet të lahet deri te kufizimi i mjekrës, pastaj këmbët duhet të lahen deri mbi zogj, e kështu me radhë për të gjitha pjesët e tjera. Nëse myslimani nuk e përmbush larjen si duhet, ai e ka dëmtuar abdestin e vet dhe ia ka pakësuar vlerën, madje edhe mund ta zhvlerësojë të tërin.
Pejgamberi a.s. me një rast, njeriut që nuk e kishte përmbushur abdesin si duhet, i kishte thënë: “Kthehu dhe merr abdest në mënyrë të drejtë.” Ndërsa, me një rast tjetër, kishte parë një grup njerëzish që nuk i lanin si duhet shputat e këmbëve, dhe i kishte qortuar me zjarrin e Xhehennemit, duke u thënë: “Mjerë shputat (që do të digjen) nga zjarri i Xhehennemit!”(3)
Abdesti, traditë e pejgamberëve
Dijetarët e biografisë së Pejgamberit a.s. janë unikë se abdesti dhe gusli (larja e tërë trupit) janë bërë farz (obligim i domosdoshëm) në Mekë, bashkë me namazin, nëpërmjet mësimit të Xhibrilit a.s..
Por Pejgamberi a.s. bënte namaz edhe para se të bëhej namazi obligim, dhe asnjëherë nuk ishte falur pa abdest. Këtë praktikë Pejgamberi a.s. e ka mbështetur në shpalljet e kaluara para shpalljes së Kur’anit, dhe ka dëshmuar se abdesti ka qenë traditë edhe e pejgamberëve të tjerë para tij.
Transmetojnë Ahmedi dhe Dare Kutniu nga Ibni Omeri r.a., se Pejgamberi a.s. kërkonte ujë dhe merrte abdest duke i larë pjesët e abdestit nga tri herë, dhe në fund thoshte: “Ky është abdesti im dhe abdesti i pejgamberëve të tjerë para meje”.
Prandaj, parimisht, Pejgamberi a.s. ndiqte rrugën e pejgamberëve të tjerë për abdestin. E, dihet se një normë e shpalljeve të shkuara, të cilën nuk e ka anuluar dhe as abroguar Allahu dhe i Dërguari i Tij, është normë edhe për ne, Ymetin e Muhamedit a.s.. Ndërkaq, ajeti i Kur’anit (El-Maide, 6), që e obligon abdestin, veçse konfirmon një normë të vërtetuar.(4)
Abdesti, pastrim nga ndyrësia kuptimore
Fakti që abdesti implikon larje të pjesëve të caktuara të trupit, lë përshtypjen se qëllimi i tij përfundimtar është pastërtia, dhe asgjë më shumë. Është e vërtetë se abdesti ka një ndikim në këtë aspekt, ngase realizohet duke pastruar ato pjesë të trupit që kanë më së shumti kontakt me ambientin, dhe që shprehimisht mund të ndyhen. Por, nëse vështrojmë me kujdes synimin e abdestit, ai i tejkalon përmasat e pastërtisë trupore, dhe synimi esencial i tij është pastrimi në aspektin kuptimor dhe shpirtëror. Sepse, në vijim do të shohim se ‘pastërtia’ dhe ‘ndyrësia’ nuk janë vetëm lëndore, po janë edhe kuptimore.
Pastërtia (et-tahaaretu), në kontekstin gjuhësor, është nga dy aspekte: nga aspekti lëndor (hissijj), dhe kuptimor (ma’nevijj). Pastërtia nga aspekti lëndor ka të bëjë me pastrimin e një ndyrësie të dukshme, sikurse janë urina, jashtëqitja e të tjera, kurse pastërtia nga aspekti kuptimor ka të bëjë me pastrimin e një ndyrësie të padukshme, por që Sheriati e ka konsideruar ndyrësi, dhe ajo besohet si e tillë. Në këtë kuptim është ajo që e ka thënë Pejgamberi a.s. për sëmundjen - se është pastrim prej mëkateve, pra pastrim nga aspekti kuptimor (ma’nevijen).
Transmeton Ibni Abbasi r.a., se Pejgamberi a.s., kur vizitonte ndonjë të sëmurë, thoshte: “Nuk ka gjë të keqe, është pastrim prej mëkateve, nëse do Allahu”, dhe thoshte: “Sëmundja pastron prej mëkateve”.
Transmeton Ebu Hurejra r.a.“Nuk pranohet namazi i asnjërit nga ju, që është i papastër, derisa të marrë abdest.”(5)
Rrjedhimisht, gjersa ai nuk mund të falë namaz, do të thotë se ai edhe më tej është i papastër, pa marrë parasysh nëse e ka trupin të pastër nga larja e tërësishme. E pra, pikërisht këtu qëndron esenca e çështjes. Për çfarë papastërtie (ndyrësie) bëhet fjalë në këtë hadith, respektivisht për gjendjen pa abdest, për lëndore apo kuptimore?
E vërteta është se bëhet fjalë për papastërti kuptimore (ma’nevijen) dhe jo lëndore (hisijjeten). Prandaj, myslimani konsiderohet i papastër (kuptimisht) derisa të mos marrë abdest. Mirëpo, konsiderohet i papastër vetëm kur është fjala për kryerjen e një ibadeti fetar, sikurse janë - namazi, tavafi rreth Qabesë, etj., por jo edhe në gjendjen normale, jashtë ibadetit. Ngase dihet që në jetën normale, nuk mund t’i thuhet një myslimani i papastër, vetëm sepse nuk ka abdest. Nisur nga kjo, rekomandohet që fjala ‘hadeth’ – papastërti, të lexohet si ‘papërgatitje’
për të falur namazin, dhe jo si papastërti lëndore.
Në analogji me këtë perceptim të realitetit esencial të abdestit, është perceptimi i gjendjes së pabesimtarit në raport me myslimanin. Pabesimtari konsiderohet ‘i ndyrë’, për shkak të mosbesimit të tij, që është një ndyrësi kuptimore, dhe jo për shkak të ndyrësisë lëndore. Sepse, për sa i përket ndyrësisë lëndore, ai mund ta evitojë atë, dhe të bëhet i pastër, por, përkundrazi, edhe kur pastrohet nga ajo, edhe atëherë konsiderohet i ndyrë dhe i papastër, - e tëra kjo për shkak të mosbesimit.
Në lidhje me këtë, Allahu i Lartësuar ka thënë: “O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë…” (Et-Tevbe, 28).
Për dallim nga besimtari që konsiderohet i pastër edhe atëherë kur është i papastër, qoftë me ndyrësirë të dukshme (el-habeth), apo të padukshme (el-hadeth). Në të gjitha rastet, myslimani është thelbësisht i pastër, e tëra për shkak të imanit të tij në Allahun e Lartësuar. Kështu e ka cilësuar Pejgamberi a.s. në thëniet e tij.
Transmeton Ebu Rafiu nga Ebu Hurejra, i cili ka thënë: Më ka takuar Pejgamberi a.s. në një rrugë të Medinës, e unë duke qenë xhunub, u fsheha nga ai. Pastaj, shkova, u pastrova dhe u ktheva. Pejgamberi s.a.v.s. më pyeti: “Ku ishe, o Ebu Hurejre?. Qeshë xhunub dhe, duke qenë i papastër, nuk e pashë të arsyeshme që të të shoqëroja. Pejgamberi a.s. tha: “Subhanallah – i Lartësuar qoftë Allahu, myslimani nuk është i ndyrë, ai në esencë është i pastër.”(6)
Abdesti, koncentrim permanent për adhurim ndaj Krijuesit
Pa dyshim, abdesti ka një rol të jashtëzakonshëm në koncentrimin e myslimanit për adhurim ndaj Allahut. Madje, ky është synimi i vërtetë i abdestit. Si i tillë, është një pararojë për ato ibadete fetare, për kryerjen e të cilave obligohet abdesti. Për shembull, abdesti para namazit ndikon që besimtari të fillojë të mendojë më herët për faljen e namazit, dhe jo të fillojë faljen e namazit pa kurrfarë përqendrimi paraprak. Fakti se abdesti merret para namazit, i kujton myslimanit ardhjen e namazit, dhe aktivizon vetëdijen besimore të tij, që në namaz të hyjë i koncentruar dhe i vëmendshëm për të. Abdesti të njëjtin rol, pra të koncentrimit për adhurimin e Allahut, e ka edhe pas namazit.
Kur myslimani kujdeset që ta ruajë abdestin, me qëllimin për ta falur namazin e kohës së radhës, ai ka shprehur një interesim dhe koncentrim të vazhdueshëm për kontrollimin e vetëdijes së tij besimore nëpërmjet vetvetes, respektivisht nëpërmjet abdestit, deri në namazin e ardhshëm, ose derisa të ketë abdest. Gjatë kësaj kohe, myslimani mund të pluhuroset, siç i ndodh atij që punon në zdrukthtari ose në ndonjë vend ku pluhuri është i paevitueshëm, apo të baltoset, sikurse është ai që punon nëpër kanale. Mirëpo, nëse nuk ka bërë ndonjë veprim që e prish abdestin, sikurse është lëshimi i gazrave nga anusi, urinimi etj., ai edhe më tej do të ketë abdest. Ky konstatim është edhe një argument se synimi i abdestit është, mbi të gjitha, koncentrimi për lidhjen permanente me Krijuesin dhe jo vetëm pastrimi nga ndyrësia.
Sipas këtij koncepti, është mendua – vepër e rekomandueshme që myslimani të qëndrojë gjithmonë me abdest, pa marrë parasysh kohën dhe momentin. Madje me abdest edhe të flejë në mbrëmje. Kështu vepronte i Dërguari i Allahut s.a.v.s..
Po ashtu, se abdesti ka për synim koncentrimin e myslimanit për lidhje me Krijuesin, dëshmon edhe fakti se Pejgamberi a.s., kur kishte marrëdhënie intime me gruan dhe donte të flinte pa u larë, merrte abdest dhe pastaj flinte.
Transmetohet se Umer bin El-Hattab e kishte pyetur Pejgamberin a.s.: “A mund të flejë xhunub ndonjëri nga ne? Pejgamberi a.s. tha: Po, kur merr abdest duke qenë xhunub, le të flejë?(7)
Pra, Pejgamberi a.s. ka rekomanduar që myslimani të marrë abdest, e pastaj të flejë. Ky akt ka një mençuri të madhe, dhe nuk mund të perceptohet thjesht si një pastërti. Me këtë rast, kemi parasysh të gjitha thëniet se abdesti i tillë duke qenë xhunub e zvogëlon ndyrësinë, pasi bëhet larja e disa pjesëve të caktuara, apo se abdesti është ‘gjysma e larjes së madhe”, dhe thënie të tjera.(8)
Por, si kundër kësaj është hadithi tjetër, të cilin e transmeton imam Bejhekiu me transmetim ‘të mirë’, nga Aisheja r.a.: Pejgamberi a.s., kur bëhej xhunub dhe dëshironte të flinte, merrte abdest ose tejemum.”(9)
Abdesti, falje e mëkateve
Abdesti, i cili bëhet në mënyrë të drejtë dhe me qëllim të afrimit tek Allahu, ndikon në shlyerjen e mëkateve të vogla.
Transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:“Kur myslimani apo besimtari merr abdest dhe e lan fytyrën e tij me ujë, bashkë me ujin ose me pikën e fundit të tij shlyhet nga fytyra çdo mëkat, të cilin e ka bërë duke shikuar me sytë e tij. Kur t’i lajë duart e tij, bashkë me ujin apo me pikën e fundit të tij, do t’i shlyhet çdo mëkat, të cilin e ka prekur më parë me duart e tij. Kur t’i lajë këmbët e tij, bashkë me ujin apo me pikën e fundit të tij, do të shlyhet çdo mëkat, në të cilin kanë shkelur këmbët e tij, e kur të përfundojë abdesin, mbetet i pastër nga mëkatet.”
Abdesti, dritë në dy botët
Dijetari i madh i hanefinjve, Ibni Abidini r.h., në veprën e tij madhore “Red-dul Muhtar”, kur flet për guslin mbi gusël dhe tejem-mumin mbi tejem-mum, thotë se janë të panevojshëm, ndërsa për abdesin mbi abdest, thotë se është “dritë mbi dritë” (el-vuduu alel vuduui nurun ala nur).
Transmetohet se kur Allahu i Lartësuar pati krijuar Ademin a.s., dhe nga shpina e tij i kishte krijuar të gjithë pasardhësit e tij që do të ekzistojnë deri në Ditën e Kiametit, për t’ia komunikuar se Ai është Zot i tyre, secilit prej tyre, në mes të dy syve (në ballë) i kishte vendosur një shkëlqim prej drite. Hazreti Ademi pa një njeri në mesin e tyre dhe u çudit nga shkëlqimi i fortë që ai kishte në ballë. Pa dyshim, kjo dritë mbase është drita e imanit të fortë, që e zbukuron ballin e secilit mysliman që i respekton Urdhrat e Allahut. E Abdesti është pjesë e këtij zbukurimi dhe e këtyre Urdhrave. Ndërsa në botën tjetër, pjesët e trupit që janë larë gjatë abdestit, do të shkëlqejnë. Madje, myslimanët do të vlerësohen sipas madhësisë dhe fortësisë së këtij shkëlqimi.
Transmeton Nuajm bin Abdilah se e kishte parë Ebu Hurejren r.a., duke marrë abdest, e i cili kishte larë fytyrën e tij dhe duart e tij gati deri tek shpatullat, pastaj kishte larë këmbët e tij gati deri në gjunjë, pastaj tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Në Ditën e Kiametit, umeti im do të thirret sipas shkëlqimit (bardhësisë) të gjurmëve
të abdestit, të cilat kanë mbetur në gjymtyrët e abdestit. Për këtë arsye,
kush ka mundësi prej jush që ta zgjasë edhe më shumë shkëlqimin
e tij (në gjymtyrët e abdestit), le ta bëjë atë!”Ky hadith, e stimulon besimtarin që ta zgjerojë abdesin përtej limiteve të tij, dhe assesi të mos e pakësojë atë.
(1)Mikel Ndreca, “Fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja”, Rilindja, 1986, Prishtinë, f. 11.
(2) ’El- Mu’xhemu’l-Vesit’- ½, (grup autorësh) boton Darud-da’veti, Stamboll, Turqi, 1989/1410, f.1038.
(3) “Sahihul Buhari”, kitabul vudui, babu: gaslil a’kab, nr.160 .
(4)Shih: Ibnu Abidin, “Reddul muhtar…”, boton ‘darul kutubil ilmijjeti’, botimi i parë, 1415 / 1994, Bejrut – Liban, vëll. 1, f.198-199.
(5) “Sahihul Muslim”, Kitabut-Tahareti, babu: vuxhubut-tahareti lis-salati, nr.536
(6) “Sahihul Buhari”, Kitabul gusli, babu: arakal xhunubi ve ennel muslime la jenxhusu, nr.283.
(7) “Sahihul Buhari”, Kitabul vudui, babu: nevmil xhunub, nr. 287.
(8)Shih: El-Askalanij “Fet’hu’l bari shehu Sahihi’l Buhari” Mektebetu’d dari’s-selam, botimi i parë 1421 h / 2000 m, Rijad, vëll. 1, f. 511.
(9)Shih: El-Askalanij “Sahihul Buhari”, op.cit. vëll. 1, f. 511.
Orhan Bislimaj
DITURIA ISLAME 233

GUSLI - PASTRIMI
Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Gusël apo pastrim do të thotë: Larja e trupit të njeriut me ujë (duke e përfshirë në tërësi). Gusli apo pastrimi është një ndër obligimet e Sheriatit islam.
Këtë e vërtetojmë me fjalët e All-llahut xh. sh. ku thotë:
“Në qoftë se jeni të papastër, atëherë pastrohuni”. Si dhe fjalët: “Të pyesin ty për të përmuajshmet (hajzin), thuaj: Ajo është gjendje e neveritur andaj largohuni prej grave gjatë të përmuajshmeve dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen, e kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç ju ka lejuar All-llahu”. (El Bekare, 222)
KUR DUHET TË PASTROHEMI?
1. Duhet të pastrohemi pas ejakulimit (derdhjes së spermës) me epsh, qoftë kur jemi të zgjuar apo në gjumë.
Ky është mendimi i të gjithë dijetarëve islamë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit alejhisselam “Uji prej ujit”. (Muslimi)
Si dhe në hadithin në të cilin Ummu Seleme thekson se Ummu Sulejme, nëna e besimtarëve, ka thënë:
Te Pejgamberi alejhisselam erdhi Ummu Sulejme, bashkëshortja e Ebu Talhait dhe e pyeti:
“O Resulull-llah, All-llahu nuk turpërohet nga paraqitja e së vërtetës, prandaj edhe unë nuk turpërohem të pyes a është e detyruar gruaja të lahet kur derdhet në ëndërr (polucioni)?”
“Po, kur sheh lëng (ujë)”, - u përgjigj Pejgamberi alejhisselam (Buhariu).
Në lidhje me këtë, dëshirojmë të cekim ca vërejtje apo situata në të cilat nuk kemi nevojë për pastrim edhe atë:
a. Në qoftë se sperma del pa ndonjë ngacmim të epshit, atëherë pastrimi nuk është i nevojshëm.
Pejgamberi alejhisselam njëherë i kishte thënë Aliut r.a.: “Kur të shohish se sperma del me vrull, atëherë pastrohu”.
Në qoftë se sperma rrjedh apo del nga organi seksual gjatë kryerjes së nevojës së vogël, as në atë rast nuk kemi nevojë për pastrim.
Kur Ibn Abbasi r.a., e pyeti Pejgamberin alejhisselam për këtë çeshtje, ai iu përgjigj: “Ty në këtë rast nuk të nevojitet pastrimi, por duhet të marrish abdest”.
b. Në qoftë se njeriu ejakulon në ëndërr mirëpo kur zgjohet nuk heton dot ndonjë lagështi apo gjurmë të spermës.
Këtë e vërtetuam me fjalët e mëparshme të Ummu Sulejmes kur Pejgamberi s.a.v.s. i ishte përgjigjur se në qoftë se hetohen gjurmë lagështie, atëherë nevojitet pastrimi. Mirëpo, nëse sperma del pasi që njeriu të jetë zgjuar, atëherë nevojitet pastrimi.
c. Në qoftë se njeriu i cili është zgjuar nga gjumi dhe në vete heton gjurmë lagështie, por nuk i kujtohet aspak se ka ejakuluar (në ëndërr). Mirëpo, në qoftë se është i sigurt se ajo lagështi është nga sperma, atëherë nevojitet pastrimi, ngase mund të ndodhë që të lind dyshimi.
d. Në qoftë se njeriu ndjen se sperma e tij do të gufojë, por zgjohet dhe e ndalon atë, atëherë nuk nevojitet pastrimi.
2. Marrëdhëniet seksuale
Pa dyshim se pas çdo marrëdhënie seksuale mes bashkëshortëve nevojitet pastrimi i të dyve. Pastrimi në këtë rast nevojitet në qoftë se koka e organit mashkullor depërton në atë femëror, edhe në qoftë se nuk ejakulon.
Pejgamberi alejhisselam thotë: “Kur takohen dy organet, atëherë nevojitet pastrimi.”
3. Hajzi dhe Nifasi
Hajz janë të përmuajshmet, ndërsa nifas është gjaku i cili i rrjedh femrës pas lindjes. Pastrimi nevojitet kur femra e kalon cilëndo nga këto dy periudha.
4. Vdekja
Kur njeriu vdes atëherë nevojitet pastrimi i tij. Ky është mendimi i përbashkët i të gjithë dijetarëve islamë.
5. Pabesimtari i cili pranon Fenë Islame
Në qoftë se ndonjë pabesimtar e pranon Fenë Islame, atëherë atij i nevojitet pastrimi.
ÇKA I NDALOHET PERSONIT KUR ËSHTË I PAPASTËR
Personi i cili është i papastër, qoftë femër apo mashkull, i ndalohen disa gjëra, edhe atë:
a. Namazi,
b. Tavafi (rrotullimi rreth Qabes),
c. Prekja dhe bartja e musafit (Kur’anit),
ç. Leximi i Kur’anit,
d. Qëndrimi në xhami (hyrja në të).
PASTRIMI I PËLQYER (MUSTEHAB)
Është mirë që muslimani të pastrohet veçanërisht në këto raste:
a. Pastrimi në Ditën e xhumasë (e premte),
b. Pastrimi në ditët e bajramëve,
c. Pastrimi i atij i cili e ka pastruar të vdekurin,
ç. Pastrimi gjatë hyrjes në ihram (në Haxh),
d. Pastrimi gjatë hyrjes në Mekke,
dh. Pastrimi kur vjen koha për të qëndruar në Arafat (në haxh).
KUSHTET E GUSLIT (PASTRIMIT)
Nuk do të koniderojmë se jemi të pastër përveç nëse i plotësojmë këto kushte:
a. Nijjeti
Nijjeti mjafton të bëhet me zemër duke mos cituar gjë të posaçme, edhe pse nuk paraqet problem të shprehurit e tij.
b. Pastrimi i të gjitha gjymtyrëve
Nënkuptojmë atë që e thamë më parë: përshkimi i trupit me ujë. Sipas drejtimit hanefi kusht është edhe futja e ujit në gojë dhe hund tre herë.
SUNNETET E GUSLIT
Sunnetet janë veprime të cilat i ka bërë Pejgamberi alejhisselam
Sunnetet e guslit janë këto:
a. Pastrimi i duarve tre herë.
b. Pastrimi i organit seksual.
c. Larja e brendisë së gojës dhe e hundës tre herë, duke futur ujë thellë në brendinë e tyre.
ç. Marrja e abdestit të plotë, përveç larjes së këmbëve, ngase lejohet pastrimi i këmbëve në fund.
d. Të hedhurit e ujit mbi kokë tre herë duke i fërkuar flokët.
dh. Të hedhurit e ujit mbi trup, edhe atë duke filluar me fërkimin e pjesës së djathtë të trupit e mandej atë të majtën, pastaj duke fërkuar brendinë e veshëve, kërthizën, gishtërinjtë e këmbëve dhe pjesët tjera të cilat i konsiderojmë pjesë të brendshme.
PASTRIMI I PEJGAMBERIT ALEJHISSELAM
Transmeton Aisheja r.a., se Pejgamberi alejhisselam kur pastrohej fillonte me larjen e duarve, mandej hedhte ujë me dorën e djathtë në të majtën dhe e pastronte organin e tij, mandej merrte abdest sikur për namaz, merrte ujë dhe e hedhte mbi kokë derisa të arrinte uji në brendinë e flokëve e pastaj e përshkonte tërë trupin e tij me ujë.
Disa herë merrte ujë dhe e shpërlante brendinë e gojës dhe të hundës.
PASTRIMI I FEMRËS
Edhe pastrimi i femrës bëhet në të njëjtën mënyrë si pastrimi i mashkullit, përveç se ajo duhet të ketë më shumë kujdes në arritjen e ujit deri te flokët e saj.
Femra e cila ka flokë të gjata, e që është rëndë për të t’i shtjellojë, atëherë ajo duhet që vetëm të hedhë mbi kokën e saj tre herë ujë e pastaj ta pastrojë trupin e saj.
VËREJTJE
Personit i cili është i papastër, qoftë mashkull apo femër, i lejohet të shkurtuarit e flokëve, shkurtimi i thonjve, dalja në treg etj. Në qoftë se është pastruar mirëpo nuk ka marrë abdest, atëherë pastrimi i tij e zëvendëson abdestin.
Nuk lejohet pastrimi i personit të zhveshur para të tjerëve, ngase zbulimi i pjesëve të turpshme para të tjerëve është i ndaluar. Lejohet pastrimi i të dy bashkëshortëve në një vend dhe bashkë, si dhe nga ena në të cilën është larë ndonjëri nga bashkëshortët, lejohet për tjetrin që ta përdorë ujin e mbetur në enë.
Lusim All-llahun xh. sh. që të gjithë atyre të cilët do ta lexojnë këtë fletushkë, t’ua bëjë të mundshme që ta kuptojnë dhe t’ua përcjellin të tjerëve.

HAJZI DHE NIFASI
Hajzi (Menstruacionet) اَلْحَيْضُShprehja “el hajdu – الحيض” (Hajz) në kuptimin gjuhësor do të thotë rrjedhje.Në kuptimin terminologjik të Sheriatit islam fjala hajz do të thotë “rrjedhja e gjakut nga mitra e gruas së liruar nga sëmundja dhe lindja e fëmijës”. Hajzi është dukuri e veçantë e gjinisë femërore që ndërlidhet me funksionin e gjinisë së tyre. Po ashtu, hajzi është cikli mujor i cili konsiderohet edhe shenjë për hyrje në moshën e pubertetit (bylykut) dhe vazhdon deri rreth moshës 55 vjeçare.
Koha minimale që mund të zgjasë menstruacioni (cikli mujor) është tri ditë, kurse koha maksimale është 10 ditë[1]. Këtë e vërteton hadithi që transmeton Vail b. El-Eska, ku Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë :
أقل الحيض ثلاثة أيام و أكثره عشرة أيام
“Menstruacioni më i vogël është tri ditë, kurse maksimalja është deri më dhjetë ditë”.
Gjakderdhja e femrës në periudhë kohore më pakë se tri ditë ose më shumë se dhjetë ditë, ose nga tradita e femrës por kalon dhjetë ditshin konsiderohet Istihada. Nëse gjakderdhja e kalon traditën e femrës por nuk kalon dhjetë ditshin, konsiderohen ndryshim e traditës porse ka dispozitën e hajzit.
Periudha më e shkurtë kohore e pastërtisë mes dy menstruacioneve (hajzeve) ose mes lehonisë (nifasit) dhe menstruacionit (hajzit) nëse nuk është në periudhën e nifasit është (15) pesëmbëdhjetë ditë dhe net[2]. Atë që e sheh femra gjatë menstruacionit të saj nga llojet e ngjyrave të gjakut siç janë ngjyra të turbullta, të zeza,të kuqe, të verdha etj, me përjashtim të ngjyrës së bardhë, konsiderohet se është në menstruacione, e kur e sheh të bardhën konsiderohet se ka përfunduar menstruacioni.
Nifasi اَلنِّفَاسُFjala” nifas” në gjuhën arabe do të thotë lindje.
Në terminologjinë e Sheriatit islam, nifas do të thotë gjakderdhja e femrës pas lindjes dhe koha e gjakderdhjes pas saj. Nga kjo nënkuptohet se gjakun, të cilin e sheh gruaja shtatzënë gjatë lindjes apo para lindjes së fëmijës konsiderohet Istihada.
Nëse lind fëmija dhe gruaja nuk vëren gjakun, sipas Ebu Hanifes dhe mendimit të shumicës së fukahave, obligohet të pastrohet, pastrim ky i cili konsiderohet si rezervë, sepse zakonisht lindja e fëmijës nuk bëhet së paku pa pak gjak.
Nifasi nuk ka kohë minimale, kurse sipas mendimit të hanefijve, koha maksimale e zgjatjes së nifasit është 40 ditë, në përjashtim, nëse vërejnë ndërprerjen (pastrimin) para kësaj kohe.
Nëse lindin binjakë, dhe nëse distanca mes lindjes së fëmijëve është më tepër se 6 muaj, atëherë kjo gjendje konsiderohet dy shtatzëni, dy lindje dhe dy nifase, e për këtë janë dakord të gjithë dijetarët. Mirëpo, nëse lindja e binjakëve bëhet me distancë kohore, më pak se gjashtë muaj, atëherë fillimi i nifasit konsiderohet me lindjen e fëmijës të parë, kurse ideti pas lindjes së fëmijës së dytë sepse nifasi, sipas Sheriatit islam konsiderohet gjakderdhja e menjëhershme pas lindjes. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, Ebu Jusufit, dhe mendimi i disa dijetarëve të medhhebit shafij.
Nëse gruaja shtatzënë e hedh barrën e saj para kohe dhe te fëmija duken konturat e gjymtyrëve të trupit të tij, siç janë gishtërinjtë, thonjtë apo flokët, atëherë kjo gjendje konsiderohet nifas. Në të kundërtën, nëse te fëmija i abortuar nuk duken këto gjymtyrë të lartpërmendura, por është vetëm gjak i ngjizur apo pjesë mishi, atëherë gjakderdhja nëse është në kohën e hajzit, konsiderohet hajz, e në të kundërtën gjak i prishur.
Çka ndalohet me rastin e nifasit?Të gjitha ato ndalesa që vlejnë për femrën gjatë hajzit vlejnë edhe gjatë nifasit, e ato ndalesa janë:
1. Gjatë hajzit dhe nifasit nuk mund të falë namaz, pa marrë parasysh se namazi është farz, vaxhib apo sunnet. Tërë këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i transmetuar nga Aisheja r.a. ku i thotë Fatimes, bijës së Ebu Hubejshit:
فَإِذَا أَقْبَلَتِ الْحَيْضَةُ فَاتْرُكِي الصَّلَاةَ فَإِذَا ذَهَبَ قَدْرُهَا فَاغْسِلِي عَنْك الدَّمَ وَصَلِّي
“Kur të vjen hajzi, braktise faljen e namazit, e kur të përfundojë pastroje gjakun nga ti dhe falu”.[3]
Namazin e mbetur pa u falur gjatë hajzit dhe nifasit nuk duhet bërë kaza.
2. Agjërimi. Po ashtu edhe agjërimi ndalohet gjatë gjendjes së hajzit dhe nifasit, pa marrë parasysh llojin e dispozitës së agjërimit farz apo nafile. Mirëpo për dallim nga namazi, agjërimin duhet bërë kaza ditët e ngelura pa u agjëruar. Këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme që e transmeton Aisheja r.a. thotë:
عن عَائِشَةَ فَقُلْتُ كَانَ يُصِيبُنَا ذَلِكَ فَنُؤْمَرُ بِقَضَاءِ الصَّوْمِ وَلَا نُؤْمَرُ بِقَضَاءِ الصَّلاَةِ
“Pas kalimit të hajzit dhe nifasit jemi urdhëruar të bëjmë kaza agjërimin e nuk jemi urdhëruar për kompensimin e namazit”[4]
Shkak i këtij diferencimi mes këtyre dy farzeve është se agjërimi është obligim vjetor, kurse namazi është obligim pesë herë në ditë dhe nëse obligohen me kaza, has në vështirësi.
3. Ndalohet leximi i Kur’anit Famëlartë Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë:
لا تَقْرَأِ الْجُنُبُ وَلَا الْحَائِضُ
“Nuk lexon Kur’an femra në hajz, nifas dhe i papastërti”[5]
4. Ndalohet prekja e Kur’anit me përjashtim nëse Kur’ani është i mbështjellë me mbështjellës që nuk është i ngjitur për të, kurse në të kundërtën ndalohet. Gjithashtu është mekruh prekja e çdo elementi që në të shkruan diç nga Kur’ani, siç janë qaforet e ndryshme, levhatë, etj.
5. Ndalohet marrëdhënia intime. All-llahu xh.sh. thotë:
يَسْأَلُونَكَ عَنِ المَحِيضِ ، قُلْ هُوَ أَذىً فَاعْتَزِلُوا النِّسَاءَ فِي المَحِيضِ وَلاَ تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّى يَطْهُرْنَ
“Të pyesin ty për menstruacionin, thuaj: Ajo është gjendje e neveritshme, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre derisa të pastrohen.”[6]
Sipas konsensusit islam, veprimi i këtij akti duke besuar se vepra e tillë është e ndaluar, konsiderohet mëkat, prej mëkateve më të mëdha, kurse ai i cili e di ndalimin, por nuk e beson se është haram, si dhe kryen këtë vepër, ai person bën kufër. Në rastet kur femra është në menstruacione, lejohet për mashkullin të dëfrehet me të deri në kërthizën e saj.
Sipas konsensusit islam lejohet fjetja me bashkëshorten gjatë menstruacioneve në një shtrat, andaj sipas parimeve islame nuk është i logjikshëm largimi nga shtrati sepse kjo veti është veti e çifutëve.
6. Ndalohet tavafi rreth Qabes edhe nëse është nafile.
Tavafi është në kuptim të namazit, andaj edhe ndalohet tavafi në rastet e menstruacionit. Nëse gruaja bën tavaf duke qenë në menstruacione, tavafi i saj është i vlefshëm, por me haram. Megjithatë ajo obligohet të presë kurban një deve, nëse është fjala për tavafin farz (zijaret), kurse obligohet me kurban një dele për tavafin vaxhib, me përjashtim nëse e përsërit pasi të pastrohet. E njëjta dispozitë vlen edhe për të papastrin.
3. Istihada اَلإِسْتِحَاضَةُMe fjalën “istihada” në terminologjinë e Sheriatit Islam nënkuptojmë: Gjakderdhjen nga mitra e femrës jashtë afatit të hajzit dhe të nifasit.
Andaj çdo gjakderdhje që teprohet nga afati i hajzit apo më pak se zakonisht, apo paraqitet gjakderdhja para kohës së pubertetit quhet istihada.
Gjakderdhja e istihadës mund të jetë e përhershme dhe përkohshme. Mirëpo kjo gjakderdhje nuk pengon dhe nuk ndalon ato gjëra që ndalohen gjatë menstruacioneve të rregullta, sepse femra nuk konsiderohet e papastër sikur në kohën e hajzit. Dispozita e gjakderdhjes së istihadës është ngjashëm sikur dispozita e ndyrësirave që rrjedhin nga organizmi i njeriut, siç është urina apo plaga, e cila nuk shërohet.
Sahibi udhërSahibi udhër quhet personi të cilit i paraqitet diçka pa ndërprerë që ia prishë abdesin. I tillë është personi që nga plaga e tij i rrjedh gjak, apo urina, e gjithashtu edhe gruaja gjatë istihadës.
Sahibi udhri duhet të marrë abdes për çdo kohë të namazit dhe gjatë asaj kohe mund të falë namaz sa të dëshirojë, mirëpo posa të kalojë koha duhet ta përsërisë abdesin.
Referencat
[1]. Nuk është kusht që gjakderdhja të jetë e vazhdueshme sepse ndërprerja në një kohë brenda kohës konsiderohet Hajz. Merakijel felah, Shirinbilali.
[2]. Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “Menstruacioni (hajzi) më i shkurtë është 3 ditë e më i gjati dhjetë ditë, kurse koha më e shkurtë mes dy menstruacioneve është pesëmbëdhjetë ditë“.
[3] Mutefikun alejhi.
[4] Mutefikun alejhi.
[5] Termidhiu.
[6] El Bekare. Marrur nga webi: http://jusufzimeri.com/?p=838
Rregullat e menstruacioneve (hajzit)
Hajzi është një gjak i cili paraqitet tek femrat çdo muaj, sipas natyrshmërisë pa kurrfarë shkaku, në kohë të caktuara.
1. Hajzi, nuk ka vit të caktuar, por kur femra të shohë gjakun e hajzit, ajo është me hajz edhe në qoftë se është më e vogël së nëntë vjeç ose më e madhe se pesëdhjetë vjeç.
2. Nuk ka ndonjë afat të caktuar për kohën më të gjatë dhe më të shkrutër. Çdo gjak që femra e sheh se del natyrshëm nga mitra e saj, pa ndonjë shkak të ndonjë lëndimi apo shkak tjetër, ai është gjak hajzi, pa marrë parasysh kohën, përveç se nëse është i pandërprerë ose ndërpritet shumë pak, atëherë kemi të bëjmë me istihadën (gjak i cili rrjedh jasht kohës së menstruacioneve).
3. Kur femra shtatzën shikon gjak, atëhere ajo ndodhet në dy gjendje:
E para: Në qoftëse është para lindjes për një kohë të shkurtër, si më pak se dy ditë, atëhere kemi të bëjme me nifasin (gjak i cili rrjedh gjatë kohës së lehonisë).
E dyta: Nëse ndodh për një kohë të shkurtër dhe nuk ka dhimbje të lindjes ose është para lindjes për një kohë të gjatë nuk është nifas, por është hajz në qoftëse është sikur gjaku i hajzit tek ajo, e nëse nuk është si gjaku i zakonshëm i hajzit ai është gjak i prishur për të cilin nuk ka rregulla.
4. Gjatë hajzit ndodhin disa parregullsi:
Rasti i parë: Zgjatje apo shkurtim për kohën e hajzit.
Rasti i dytë: Shpejtimi apo vonimi i fillimit të hajzit. Për të dyja rastet femra kur shikon gjakun, ai është hajz dhe kur t’i ndalet gjaku është e pastruar, pa marrë parasysh se a i zgjat afati i saj i zakonshëm apo është shkurtuar dhe a është shpejtuar apo vonuar.
Rasti i tretë: Lëngu me ngjyrë kafe apo me ngjyrë të verdhë në qoftë se shfaqen gjatë hajzit ose të ngjitura me të para pastrimit, është hajz dhe përfshihet në rregullat e hajzit. Në qoftë se është pas pastrimit nuk është hajz, përveç nëse ndodh në fund të pastrimit dhe shoqërohet me shenjat e paralajmërimit të hajzit si dhimbja apo diçka tjetër, atëherë është hajz.
Rasti i katërt: Kur femra gjatë hajzit një ditë e sheh gjakun dhe të nesërmen nuk sheh asgjë, atëherë ndodhet në dy gjendje:
a) Nëse kjo ndodh gjithmonë gjatë tërë kohës së saj, ky është gjak istihade dhe për të vlejnë rregullat e istihadës.
b) Nëse nuk ndodh vazhdimisht, por i paraqitet nganjëherë dhe ndërprerja e gjakut është më pak se një ditë, nuk është pastrim, përveç nëse femra shikon diçka që tregon se është pastrim. P.sh: të ndodhë ndalja e gjakut në fund të kohës së hajzit ose të shikojë sekrecionin e bardhë.
Rasti i pestë: Tharje e gjakut, kur femra shikon vetëm lagështi, e kjo nëse ndodh gjatë hajzit apo ngjitur me të para pastrimit, atëherë është hajz, e nëse është pas pastrimit nuk është hajz.
5. Hajzi përfundon me daljen e sekrecionit të bardhë, e ai është një lëng i bardhë, i cili del në fund të hajzit, përveç që nëse është zakon i femrës mosdalja e këtij lëngu, atëherë pastrimi ndodh me ndaljen e gjakut.
6. Nëse nga femra rrjedhin pika të bardha, atëherë ndodhemt në dy gjendje:
E para: Nëse janë gjatë hajzit dhe femra i konsideron si hajz që ajo e njeh, atëherë është hajz, nëse është jo në kohën e hajzit dhe femra nuk e konsideron si hajzi që ajo e njeh, konsiderohen si asgjë.
7. Nëse nga femra shtatzën rrjedh gjak, atëherë kemi dy gjendje:
E para: Nëse gjaku i vjen vazhdimisht pa ndërprerje që nga fillimi i shtatzanisë, konsiderohet si hajz.
E dyta: nëse gjaku ndërpritet dhe ajo pastaj sheh gjak që nuk është gjak i zakonshëm nga i hajzit, nuk konsiderohet hajz.
Hajdi (menstruacionet)
2010-08-30 në orën 5:27.MD
Hajd ose menstruacion në kuptimin gjuhësor të gjuhës arabe do të thotë “rrjedhje”. Me këtë term në terminologjinë e sheriatit islam nënkuptojmë ciklin mujor të gjinisë femërore që rrjedh në kohë të caktuar. Pra, menstruacionet janë gjak që del nga mitra në kohë të caktuar kur femra arrin moshën e pjekurisë. Periudha më e shkurtër e pastërtisë (pa menstruacione) është 15 ditë sipas shumicës së dijetarëve, sepse disa të tjerë kanë thënë se është 13 ditë. Në bazë të mendimit të shumicës së dijetarëve hajdi nuk shfaqet para moshës nëntë vjeçare, andaj nëse vërehet gjak më herët kjo do të jetë nga ndonjë shkaktar tjetër. Gjaku i menstruacioneve dallon nga ai i istihadës prej karakteristikave të mëposhtme:1) Ngjyra e gjakut menstrual është i zi (i kuq i errët), ndërsa gjaku i istihadës është i kuq.2) Gjaku i menstruacioneve është i trashë dhe i rëndë, ndërsa gjaku i istihadës është i hollë. 3) Gjaku i menstruacioneve ka erë të rëndë, ndërsa gjaku i istihadës jo, pasi vjen nga një venë e zakonshme.4) Gjaku i menstruacioneve nuk mpikset kur del nga trupi, ndërsa gjaku i istihadës po, pasi del nga një venë e zakonshme. Këto janë karakteristikat e gjakut të menstruacioneve. Nëse gjaku që del nga trupi ka këto karakteristika atëherë është hajd. Por, ngjyra e gjakut të menstruacioneve mund të jetë me ngjyra të ndryshme te femrat e ndryshme. Ato janë: 1- ngjyra e errët, 2 - ngjyra e kuqe, 3- ngjyra e verdhë (si qelbin që e ka mbizotëruar ngjyra e verdhë), 4- ngjyra e përzier mes të zezës dhe të bardhës, pra si e turbullt, si uji i pistë. Të gjitha këto ngjyra mund të dallohen fare lehtë nga gjaku i zakonshëm, përveç nëse është disi e vështirë tek gjaku i hajdit kur del i kuq, sepse edhe ai i zakonshmi është i kuq, mirëpo prapë mund t’i dallosh. E nëse nuk mundesh, atëherë e dallon nëpërmjet erës dhe nëpërmjet karakteristikave të tjera, sepse gjaku i hajdit gjithnjë ka erë të veten që dallohet nga gjaku normal. Hajdi (menstruacionet) janë edhe shenjë për hyrjen në moshën e pubertetit. Gjatë kohës së menstruacioneve ka rregulla të veçanta përsa i përket namazit, agjërimit, tavafit rreth Qabes, etj.. Për sa i përket kohës më të shkurtër dhe kohës më të gjatë të hajdit, nuk ka diçka të caktuar me argument dhe mendimi më i saktë i dijetarëve është se nuk ka një minimum ose maksimum të caktuar. Kur ky gjak me cilësitë e veta të dallueshme është i pranishëm, atëherë është menstruacion, qoftë ky gjak në sasi të madhe ose të vogël. Kjo çështje ndryshon nga një femër në tjetrën dhe s’ka kohë të caktuar me sheriat, por çdo femër e llogarit vetë se sa ditë i shkojnë duke dalluar gjakun e hajdit nga gjaku normal. Femrat janë dy llojesh: femrat që i kanë ditët e hajdit të rregullta për çdo muaj dhe femrat që i kanë të çrregullta. Për sa i përket atyre që i kanë të rregullta është shumë e thjeshtë, sepse ajo e ka mësuar se kur i vijnë dhe se sa i zgjasin, p.sh.: nëse i zgjasin veç 6 ditë dhe pas një kohe sheh se ditën e shtatë i ka dalë prapë gjak atëherë ajo e llogarit hajdin veç gjashtë ditë dhe çfarë është më tepër konsiderohet istihada dhe istihada nuk është si hajdi por konsiderohet gjak i zakonshëm për të cilin femra nuk duhet ta lë namazin, agjërimin, etj. Femra e pastron atë gjak për momentin, merr abdes dhe falet. Përveç kësaj, femra që i ka të rregullta menstruacionet e dallon më qartë se kur i ndërpritet hajdi sepse me ndërprerjen e gjakut asaj i del një lëng i bardhë që del zakonisht nga mitra pas ndërprerjes së gjakut të hajdit dhe pas kësaj nëse femra sheh gjak, nuk konsiderohet më hajd por istihada. Ndërsa femrat të cilat i kanë ditët e hajdit të çrregullta, pra, nuk e dinë se kur i vijnë dhe se sa i zgjasin ato, mund ta dallojë gjakun e hajdit nëpërmjet atyre të dhënave që janë përmendur më sipër (ngjyrat e gjakut të hajdit dhe erën e gjakut). Nëse shikon gjak normal, që nuk i ngjan gjakut të hajdit në erë dhe ngjyrë, atëherë ajo quhet istihada.Gjithashtu, nuk është kusht që gjakderdhja gjatë kohës së hajdit të jetë e vazhdueshme, p.sh.: mund të ketë 1 ditë gjakderdhje, ditën tjetër më pak ose fare, pastaj ditën tjetër përsëri, etj.
<p> </p>Dispozitat e femrës gjatë ciklit menstrual:<p> </p>1- Nuk e ka obligim namazin.2- E ka haram të agjërojë muajin e Ramazanit, por ato ditë të cilat nuk i agjëron për shkak të menstruacioneve duhet t’i zëvendësojë më vonë. (I bën kaza) 3- Nuk i lejohet leximi i Kur’anit dhe nuk i lejohet as ta prekë atë.4- Burrit nuk i lejohet kontakti intim me bashkëshorten e tij gjatë kësaj kohe sepse kjo gjë është e ndaluar. (“Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen...” [Kur’an, 2: 222]) Të gjithë dijetarët janë të mendimit se burrit i lejohet prekja e gruas në këtë gjendje mbi kërthizë dhe nën gjunj për shkak të kënaqësisë. Shumica e tyre konsiderojnë se është e ndaluar të kënaqurit me trupin e femrës në gjendje hajdi ose nifasi në pjesën ndërmjet kërthizës dhe gjunjve, ndërsa të tjerët mendojnë se edhe kjo është e lejuar, ngase Muhamedi (alejhi selam) ka deklaruar: Bëni ç’të dëshironi pos marrëdhënies seksuale”. Transmeton Muslimi, Ebu Davudi dhe të tjerët. 5- Nuk lejohet të qëndrojë në xhami.6- Nuk bën tavaf.7- Nuk divorcohet. Gruaja me menstruacione nuk divorcohet, por pritet derisa të pastrohet. “Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ndau gruan e tij kur ajo ishte me menstruacione, por Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, e urdhëroi atë që ta kthente e ta mbante derisa të pastrohej”. Përzgjedhur nga Muslimi.Kur femra pastrohet nga cikli, ajo së pari duhet të lahet, pastaj të ketë kontakt intim me bashkëshortin e saj. Allahu i Lartësuar ka thënë: “...E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.” (Bekare, 222) Pra, është kusht që të marrin gusël. Nëse sheh diçka me ngjyrë të verdhë ose të turbullt (pas pastrimit), nuk e merr në konsideratë, bazuar në thënien e Umu Atijes, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Nuk e merrnim në konsideratë të verdhën apo të turbulltën pas pastrimit.” Përzgjedhur nga Buhariu.<p> </p>Ndërsa, kur e sheh një gjë të tillë gjatë ditëve të menstruacioneve, atëherë janë menstruacione, kështu që nuk lahet, nuk falet e as nuk agjëron.
Çfarë i ndalohet gruas gjatë periudhës së hajzit dhe të nifasit
Gruas me menstruacione dhe lehonë i ndalohen të gjitha veprat që i ndalohen xhunubit:
1- Falja e namazit dhe nuk obligohet ta kompensojë atë1.
2- Agjërimi.
I ndalohet agjërimi, të cilin e kompenson kur të pastrohet. Muadhi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të) përse gruaja me menstruacione kompenson agjërimin e nuk e kompenson namazin, e ajo më tha: “Ndodhte kjo me ne në kohën e Resulullahut salallahu alejhi ue selem e na urdhëronte që të kompensonim vetëm agjërimin, por jo edhe namazin.”2
3- Tavafi rreth Qabes
Transmetohet se gjatë kohës së haxhit Muhamedi alejhi selam hyri tek Aishja, e cila po qante dhe e pyeti: “A je me menstruacione?” Ajo tha: “Po”. I Dërguari alejhi selam i tha: “Vërtet kjo është një gjë që Allahu ia ka përcaktuar bijave të Ademit (femrave). Ti vepro gjithçka që bën haxhiu, përveç tavafit rreth Qabes, derisa të pastrohesh.”
4- Hyrja në xhami
Qoftë vetëm për ta kaluar, edhe nëse nuk është për qëllim qëndrimi. Ky është mendimi i hanefive dhe i malikive dhe këtë e bëjnë duke bërë analogji me ajetin që e ndalon xhunubin të hyjë në xhami, por janë më rigorozë dhe nuk lejojnë as të kalojë, derisa kjo i lejohet xhunubit, për arsye se është e mundur që t`i pikojë ndonjë ndyrësirë asaj në atë periudhë. Kurse hanbelitë dhe shafitë lejojnë që ajo të kalojë sikurse xhunubi.
Disa nga ulematë e mëvonshëm kanë lejuar qëndrimin e femrës në xhami, nëse kjo është e domosdoshme ose e nevojshme, sikurse dëgjimi i ndonjë ligjërate apo diç të ngjashme. Por më e sakta është që në këtë të jemi më rigorozë, posaçërisht që të kuptohet vlera dhe nderimi i xhamive. Vërtetohet se kur në namazin e Bajramit, Muhamedi salallahu alejhi ue selem urdhëroi të dalin në vendfalje të gjithë, edhe gratë që ishin me menstruacione, tregohet se ai urdhëroi që të largohen nga vendfalja gratë me hajz. Prandaj, nëse është e mundur ta dëgjojë ligjëratën gruaja nga jashtë, le të qëndrojë aty e të mos hyjë brenda, pasi kjo është më e drejtë dhe më e sigurt.
5- Prekja e mus`hafit
Ky është qëndrimi i katër imamëve të nderuar dhe aludon për respektin dhe nderimin e fjalës së Allahut. Por nëse prekja është e domosdoshme, atëherë le të bëhet me ndonjë leckë ose me doreza.
6- Leximi i Kuranit
Mendimi i shumicës së fukahave është se gruas i është e ndaluar të lexojë Kuran në periudhën e menstruacioneve dhe të lehonisë. Por pasi në disa raste kjo ndalesë mund t’i shkaktojë dëm besimtares dhe privim nga disa të mira, pastaj edhe nuk ka ndonjë argument të prerë që do ta ndalonte këtë veprim, në disa raste specifike si përgatitja për provim të Kuranit, në rast të sëmundjes, frikës, etj., lejohet leximi i Kuranit. Kësaj problematike i kemi kushtuar një temë të posaçme, prandaj ata që dëshirojnë të dinë më gjerësisht mund të lexojnë këtu:
7 - Kontakti seksual
Allahu subhanehu ue teala thotë: “Të pyesin ty për menstruacionet (hajzin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar Allahu. Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.”3
Resulullahu salallahu alejhi ue selem thotë: “Bëni çdo gjë, përveç kontaktit seksual.”4
Dispozitat e sheriatit për atë që kryen aktin seksual me gruan e cila është me menstruacione
Imam Neveviu, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Nëse ndonjë musliman beson se kryerja e aktit seksual me gruan që është me menstruacione është e lejuar, del prej feje dhe bëhet renegat - murted. Ndërsa nëse dikush prej muslimanëve e kryen këtë vepër duke mos besuar se është e lejuar, e bën këtë nga harresa apo nuk e di se gruaja e tij është me menstruacione dhe nuk e di se kjo punë është e ndaluar ose detyrohet - atëherë nuk ka mëkat e as që duhet të japë shpagim (kefaret). E nëse e kryen aktin seksual me gruan që është me menstruacione me qëllim, duke ditur se është haram kjo punë, atëherë ka bërë mëkat të madh, duhet të pendohet. Kurse sa i përket shpagimit, ka dy mendime.5 Kurse mendimi më i vërtetë është se këtij njeriu i bëhet obligim shpagimi, duke u bazuar për këtë në hadithin e Ibn Abbasit, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili tregon se atij që ka pasur kontakt seksual me gruan e tij, e cila ka qenë me menstruacione, Resulullahu salallahu alejhi ue selem i ka thënë: “Jepni shpagim një dinar ose gjysmë dinari.”6
“Në këtë hadith janë dhënë dy shuma për shpagim (1 din dhe 1/2 din), që domethënë se nëse kontakti seksual me gruan që është me menstruacione kryhet në fillim të menstruacioneve, duhet dhënë një dinar. E, nëse është në fund të menstruacioneve, duhet dhënë gjysmë dinari.” Kështu ka thënë Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të.7
Alaudin Abazi
1.2.2008
1 Më poshtë do të sillet argumenti.
2 Shënon Buhariu dhe Muslimi.
3 El-Bekare: 222
4Shënon Muslimi.
5 Shiko: “Sherhu Sahihil-Muslimi”, 3/204.
6 Shënon Nesaiu, Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe
7 Shënon Ebu Davudi

MESTET
DISA ÇËSHTJE RREGULLA LIDHUR ME MES’HUN (MESTET) Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar. Paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, sal Allahu alejhi ue selem, mbi familjen, shokët dhe gjithë pasuesit e tij.
Nisur nga rëndësia e madhe që ka njohja e rregullave të mesteve dhe nga shkaku i ndodhjes së shumë veprimeve jo të sakta në lidhje me to, kemi pa të arsyeshme përzgjedhjen e këtyre dispozitave kryesore lidhur me mestet.
1. El-mes’hu në terminologjinë fetare nënkupton: kalimin e dorës së lagur mbi ndonjë send, p.sh. nëse thuhet se dikush ka fshirë murin, kuptohet se ai kaloi dorën e tij mbi mur.
2. Për sa i përket vërtetësisë së mes’hut Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë kishte thënë: “ nuk kam asnjë dyshim në saktësinë e mes’hut mbi meste, kur dihet që për këtë çështje janë transmetuar 40 hadithe nga i Dërguari i Allahut sal Allahu alejhi ue selem”.
Ndërsa Hasan el- Basriu, Allahu e mëshiroftë, kishte thënë: “ dispozita e mes’hut është transmetuar nga 70 shokë të Profetit alejhi selam, bazuar në fjalët dhe veprat e tij”.
3. Cilat janë gjërat mbi të cilat mund të realizohet mes’hu ?
a) mestet , që janë prodhim i lëkurës dhe mbathen në këmbë.
b) çorapet, që nënkupton të gjitha llojet e tyre.
c) këpucët, që zakonisht mbathen mbi meste apo çorape.
4. Kushtet e përgjithshme për rënien mes’h ( mbi meste, çorape, këpucë). Disa nga to janë unanimisht të pranuara e disa të polemizuara nga dijetarët:
- Që mbathja e mesteve dhe çorapeve të bëhet pasi këmbët të jenë pastruar plotësisht, d.m.th pasi të ketë marrë abdes apo gusël.
- Që mestet, çorapet të jenë dendura ( trasha), dhe në këtë pikë ekziston mos pajtim mes dijetarëve. Lejohet tu bihet mes’h edhe nëse ato janë holla por më mirë është që të jenë të trasha.
- Që mos të jenë mestet, çorapet të grabitura.
- Që mos të jenë të prodhuara nga gjërat e ndaluara, si lëkura e qenit apo derrit.
- Që ta mbulojnë pjesën e detyruar të këmbës për pastrim, d.m.th. të jenë mbi zogun e këmbës.
- Të zbathen pas mbarimit të kohës së tyre.
5. Kohëzgjatja e mesteve
- Për vendasin është një ditë e një natë;
- Për udhëtarin është tre ditë e tre net;
6. Forma e rënies mes’h. Bejhakiu shënon nga Mugira , Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij, se Pejgamberi, sal Allahu alejhi ue selem i binte mes’h me dorën e djathtë këmbës së djathtë dhe me dorën e majtë këmbës së majtë, duke i mbajtur gishtërinjtë të shpërndarë. Kjo është forma më e saktë, gjithashtu sunet është që të fillohet nga maja e gishtërinjve e të vazhdohet deri mbi zog të këmbës.
7. Nëse i bie mes’h dy këmbëve me të njëjtën dorë , mes’hu është i saktë.
8. Nëse i bie mes’h me dorën e djathtë mbi këmbën e djathtë dhe me dorën e majtë mbi këmbën e majtë në të njëjtën kohë, mes’hu është i saktë, madje i preferuar.
9. Hadithi në të cilin thuhet se Pejgamberi ,sal Allahu alejhi ue selem i kishte ra mes’h pjesës së epërme dhe pjesës së poshtme të këmbës nuk është i saktë, por është hadith i dobët ashtu siç transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.
Madje është vërtetuar e kundërta e këtij hadithi nga Aliu Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se po të ishte feja e mbështetur vetëm në mendje atëherë pjesa e poshtme e këmbës do të ishte më nevojshme për mes’h se sa pjesa e epërme.
10. Kur fillon të llogaritet koha e mesteve ?
Në lidhje me këtë ekzistojnë dy mendime:
- Koha e mesteve llogaritet nga momenti kur ndodh prishja e parë e abdesit pas mbathjes së mesteve;
- Koha e mesteve llogaritet nga rënia e parë mes’h pasi të jenë mbathur mestet; mendimi më i saktë është i pari.
11. Nëse u bihet mes’h vetëm anës së poshtme të mesteve abdesi nuk është i saktë, nëse i bihet mes’h anës së poshtme dhe anës së epërme të mesteve, abdesi është i saktë por një veprim i tillë është i urrejtur.
12. Nëse pastrohen mestet dhe nuk i bihet mes’h, në këtë gjendje kemi abdes të saktë dhe të pa saktë, kemi abdes të saktë kur me pastrim të mesteve është për qëllim mes’hu i tyre ( por është e urrejtur) dhe kemi abdes të pa saktë kur me pastrim të tyre nuk është për qëllim mes’hu por diçka tjetër.
13. Nëse mestet janë të shkoqura dhe të leckosura , dijetarët janë të mendimit se lejohet tu bihet mes’h vetëm mesteve që janë pak të shkoqura. Mirëpo mendimi më i saktë është se lejohet tu bihet mes’h edhe mesteve që janë të shkoqura me të madhe.
14. Nëse mestet janë aq të copëtuara dhe shkoqura derisa nuk mund të mbahen në këmbë apo të ecet me to atëherë nuk lejohet që tu bihet mes’h atyre.
15. Nëse mbath disa meste pasi të ketë marrë abdes të plotë, dhe pastaj dëshiron ti ndërrojë ato dhe të mbathë meste tjera, një gjë e tillë është lejuar me kusht që mos të ndodh prishja e abdesit të parë.
16. Nëse mbath mestet pasi të ketë marrë abdes dhe falë një namaz farz, dhe pas namazit iu prishet abdesi dhe i zbath mestet, në këtë rast ato meste nuk janë të vlefshme derisa të marrë abdes përsëri.
17. Nëse merr abdes, mbath meste dhe falet, pastaj i zbath mestet dhe i mbath përsëri abdesi i tij nuk është prishur edhe sikur të veproj kështu njëqind herë, përderisa abdesi i tij nuk prishet me diçka tjetër.
18. Nëse mbath mestet duke qenë me abdes, pastaj iu prishet abdesi dhe i mbath meste tjera mbi mestet e para, dhe nëse dëshiron t’i bie mes’h duhet që mestet e dyta të zbathen dhe tu bihet mes’h vetëm mesteve të para ( atyre që ishin mbath pas marrjes abdes në fillim). Forma e dhënies mes’h bëhet duke i zbathur mestet e epërme pastaj i bien mes’h mesteve të para, ose vetëm duke fut dorën nën mestet e epërme dhe rënia mes’h mesteve të brendshme, kjo kur mestet e jashtme janë të gjëra.
19. Nëse i mbath mestet duke qenë në shtëpi ( jo udhëtarë), udhëton duke mos e prish abdesin e tij, pastaj i bie mes’h gjatë udhëtimit, ky mes’h llogaritet mes’h i udhëtarit ( tri ditë e tri netë). Apo nëse iu prishet abdesi dhe i bie mes’h derisa është në shtëpi, pastaj ende pa skaduar afati i mesteve udhëton , mes’h i tij llogaritet mes’h i udhëtarit, ndërsa nëse ka skaduar afati i mesteve ende pa nis udhëtimin detyrohet zbathja e mesteve dhe marrja abdes.
20. Nëse i mbath mestet duke qenë në udhëtim, pastaj ende pa e prishur abdesin kthehet në shtëpi, ky mes’h llogaritet mes’h i vendasit ( një ditë dhe një natë. Apo nëse iu prishet abdesi gjatë udhëtimit dhe i bie mes’h pastaj kthehet në shtëpi ende pa i skaduar afati i mesteve ky mes’h llogaritet mes’h i vendasit.
21. Nëse mbath mestet pasi të ketë marë abdes të plotë, pastaj mbath meste tjera mbi mestet e para ende pa u prishur abdesi, dhe më pas prishet abdesi. Tani i bie mes’h mesteve të jashtme dhe dëshiron ti zbath mestet e jashtme a e ka të detyruar zbathjen edhe të mesteve të brendshme apo jo ?
Sipas medhhebit hanbelij është e detyruar gjithashtu edhe zbathja e mesteve të brendshme, pasi ato tani janë bërë sikur njëparë meste.
Mendimi i saktë është që nuk obligohet zbathja e tyre, vetëm nëse dikush vepron kështu si masë preventive.
22. Nëse zbath njërën meste pasi të jetë prishur abdesi, detyrohet me zbathjen e mestes tjetër dhe me pastrimin e të dy këmbëve.
23. Nëse mbath njërën meste në këmbën e tij, dhe i prishet abdesi para se të mbath mesten e këmbës tjetër, në këtë rast abdesi i tij është i prishur dhe mestet e tij janë të pa vlefshme.
24. Nëse e pastron këmbën e djathtë nga abdesi dhe e mbath mesten pastaj e pastron këmbën tjetër dhe e mbath mesten tjetër, d.m.th. nuk ka ndodh mbathja e dy mesteve pasi të ketë përfunduar pastrimi i plotë ( abdesi), në këtë gjendje a është i lejuar mes’h mbi këto meste apo jo ?
- Thuhet se është i lejuar ;
- dhe thuhet se nuk është i lejuar ; kjo është e saktë ngase nuk u realizua mbathja e mesteve pasi të jetë përfunduar abdesi.
25. Nëse dikush posedon vetëm një këmbë, a preferohet që të mbath vetëm një meste dhe ti bie mes’h asaj, apo t’iu rekomandohet që të marrë abdes dhe të pastroj këmbën e tij ?
Përgjigja për këtë është se lejohet të mbath vetëm një meste dhe ti bie mes’h asaj.
26. Nëse mbath njërën meste në njërën këmbë dhe këmbën tjetër e pastron me ujë, abdesi i tij nuk është i vlefshëm.
27. Nëse mbath mestet pastaj prishet abdesi dhe i bie mes’h mbi to, pastaj zbath njërën meste duhet që të zbath edhe mesten tjetër.
28. Nëse mbath mestet në vendin e tij, pastaj nuk iu prishet abdesi dhe nuk i bie mes’h asnjëherë, pastaj udhëton, në këtë rast mestet e tij llogariten meste të udhëtarit.
29. Nëse dikush ka mbathur mestet derisa gjendet në udhëtim dhe pastaj nuk gjen ujë për të marrë abdes, atëherë iu lejohet atij që të marr tejemum në formën e njohur të tij, duke mos pasur nevojë për zbathjen e mesteve.
30. Nuk ekziston ndonjë afat kohor një ditë apo tri ditë për personin që ka mbathur meste dhe ka marrë tejemum, siç është rasti i kufizimit kohor të mesteve për personin që merr abdes.
Sa i përket tejemumit sa herë prish abdesin merr tejemum duke mos i zbathur mestet, pa një afat të caktuar, derisa të gjej ujë, ku pastaj duhet të zbathen mestet dhe të mirët abdes i plotë.
31. Lejohet për gratë t’u bien mes’h mesteve të mëndafshta dhe nuk lejohet për meshkujt. Sa i përket hermafroditit ( dyseksorit) nuk i lejohet veshja e gjërave nga mëndafshi dhe nuk iu lejohet rënia mes’h mesteve të tilla, për shkak që mund ti përkas gjinisë mashkullore.
32. Gjërat e urrejtura gjatë mes’hut:
- Që tu bihet mes’h më tepër se njëherë;
- Pastrimi i mesteve ;
- Që tu bihet mes’h me barkun dhe shpinën e dorës;
Tani do ti trajtojmë disa rregullave të mes’hut mbi këpucë apo çizme.
Këpucët që ne i mbathim ndahen në dy lloje:
- Këpucë që e mbulojnë pjesën e obliguar të këmbës për pastrim ( mbulojnë këmbën dhe zogun e saj).
- Këpucë që nuk e mbulojnë pjesën e obliguar të këmbës për pastrim.
a) Nëse këpucët janë të atilla që mbulojnë këmbën dhe zogun e saj ( madje mund të jenë të gjata deri tek gjuri), atëherë lejohet rënia mes’h mbi to mu ashtu siç lejohet edhe mbi meste, nëse plotësojnë kushtet e nevojshme për mes’h.
b) Nëse këpucët që i mbathim nuk e mbulojnë pjesën e obliguar të këmbës për pastrim ( zogun e këmbës), atëherë kemi disa gjendje:
• nëse këpucët e tilla mbathen pa çorape, nuk lejohet tu bihet mes’h pasi ato nuk kanë mbuluar vendin e obliguar për pastrim.
• ndërsa kur këpucët mbathen mbi çorape atëherë është i lejuar tu bihet mes’h, nëse çorapet janë mbathur pasi të jenë pastruar këmbët me abdes. Një gjë e tillë i ngjason sikur dikush mbath çorape mbi çorapet të cilave i ka ra mes’h.
Nëse këpucët e tilla pasi t’u bihet mes’h zbathen kemi disa gjendje:
• abdesi është në rregull, nuk nevojitet përsëritja e tij dhe as pastrimi i këmbëve ( sipas mendimit më të saktë të dijetarëve).
Argument për këtë vlerësohet veprimi i Aliut Allahu qoft i kënaqur ndaj tij i cili pasi përfundoi nevojën e tij, kërkoi ujë për abdes dhe gjatë abdesit u ra mes’h nalleve që i kishte mbathur, ndërsa kur hyri në xhami për namaz i zbathi nallet dhe u fal [1].
• nuk i lejohet tu bihet mes’h këtyre këpucëve nëse mbathen përsëri, vetëm nëse ekziston ende abdesi i parë pa u prishur, pas të cilit ishin mbathur çorapet, ndërsa nëse abdesi prishet gjatë kohës kur ishin këpucët të zbathura dhe iu bihet mes’h mbi çorape, nuk lejohet tu bihet mes’h këpucëve që mbathen më pas.
• lejohet tu bihet mes’h çorapeve të poshtme, pas zbathjes së këpucëve, të cilat (çorape ) ishin mbathur pas pastrimit të këmbëve.
Dhe në fund disa pyetje të shpeshta:
a) A është i obliguar nijeti për mestet ? p.sh. nijeti se këto meste, çorape apo këpucë që do të mbathen do t’u bihet mes’h mbi to, ose nijeti që ky mes’h do të jetë mes’h i vendasit apo mes’h i udhëtarit.
Përgjigje : nijeti për mestet nuk është i obliguar, ngase mes’hu është veprim i ndërlidhur me prezencën e mesteve, d.m.th. kur ato janë prezent ( të mbathura) mund t’iu bihet mes’h, duke mos kushtëzuar bërjen nijet paraprakisht. Sikurse rrobat që vishen nuk kushtëzohet që të bëhet nijet për mbulimin e avretit gjatë namazit, kështu edhe tek mestet nuk kushtëzohet që ato të mbathen vetëm për ti rënë mes’h. Nuk është i obliguar nijeti gjithashtu në përcaktimin e kohës së mesteve një apo tre ditë , derisa je në shtëpi i bie mes’h një ditë e një natë, e kur je udhëtarë i bie tre ditë e tre netë.
b) A lejohet zbathja e mestes apo një pjese të saj për të larguar diçka ( guralec) që është futur në mes të gishtrinjëve?
Përgjigje: nëse e fut dorën në brendësi të mesteve (çorapeve) nuk ka asgjë të keqe, por nëse ndodh zbathja e mesteve atëherë shikohet: nëse është zbathur vetëm një pjesë e mesteve nuk ka problem, por nëse është zbathur pjesa dërmuese e mesteve dhe është zbuluar shumica e këmbës në këtë rast prishen mestet dhe nuk lejohet tu bihet mes’h në të ardhmen.
A duhet t’i zbathim çorapet në çdo marrje të abdestit, duke besuar se ky veprim është më i saktë dhe më i qëlluar!?
Pyetje: A duhet t’i zbathim çorapet në çdo marrje të abdestit, duke besuar se ky veprim është më i saktë dhe më i qëlluar!?
Përgjigje: Ky veprim është në kundërshtim të qartë me sunnetin e pastër pejgamberik. Poashtu është përngjasim me rafiditë (shiitët), të cilët nuk e lejojnë dhënien mes’h (fërkimin) mbi meste.
Ndërsa, Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, i tha Mugire ibën Shu’bes, -radijallahu anhu!-, kur ai dëshiroi që t’ia zbathte mestet: “Lëri ato, ngase unë i kam mbathur ato duke qenë i pastër (me abdes)’’.
Pra, në këtë rast Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, u dha vetëm mes’h çorapave, e nuk i zbathi ato.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 08.04.2013
1.Shënon Buhariu (206) dhe Muslimi (79, 274)

TEJEMUMI
Kur lejohet të mirret tejmum:
1. Nëse nuk kemi ujë, qoftë në shtëpi ose në udhëtim dhe kemi dhënë mund për kërkimin e tij8
2. Nëse ka ujë, por shitet ose është më i shtrenjtë se zakonisht. Në këtë rast, nëse ka mundësi për ta blerë, muslimani obligohet ta blejë pasi ka mundësi, edhe nëse është më i shtrenjtë se rëndomtë. Por nëse nuk ka mundësi ta blejë ose është më i shtrenjtë dhe blerja i shkakton problem, bie fjala hyn në borxh ose diçka tjetër, atëherë lejohet të kalojë te tejemumi9. 3. Nëse është i sëmurë dhe përdorimi i ujit ia shton sëmundjen ose ia ngadalëson kurimin10.
4. Nëse posedon ujë dhe është i shëndoshë (nuk është i sëmurë), por përdorimi i tij i shkakton dëm, pra sëmuret, atëherë merr tejemum. P.sh., të marrë gusul me ujë të ftohtë dhe të sëmuret ose të lahet me ujë të nxehtë, por koha është e ftohtë (nëse është jashtë ose në udhëtim) dhe mund të sëmuret11.
5. Nëse posedon ujë, por ka një sasi të vogël, të cilën e përdor për pije dhe harxhimi i tij ia rrezikon jetën atij, familjes, shokëve të udhëtimit ose edhe të mjetit të transportit (kafshës së udhëtimit), pasi në rast të vështirësisë vjen lehtësimi.
6. Kur uji është afër, por nuk ka me çfarë ta nxjerrë ose i rrezikohet jeta që të shkojë dhe ta marrë.
Me ç’lloj dheu lejohet të merret tejemum
Lejohet të marrim tejemum me çfarëdo lloji gjërash që e kanë esencën nga toka, qoftë dhe, rërë, gurë, gips, pluhur, etj.. Në këtë kushtëzohet vetëm të jetë e pastër, pra jo i ndotur me ndyrësira. Kështu që nëse kemi ndonjë sipërfaqe dheu ku ka rënë urinë ose ndonjë ndyrësirë, atëherë nuk bën të marrim tejemum nga aty.
Disa nga ulematë kanë thënë se tejemumi duhet të merret vetëm nga dheu, kurse rëra, guri dhe materiet e tjera. Edhe pse e kanë esencën nga toka, nuk bën të përdoren për tejemum. Kështu që nëse jemi në ndonjë vend ku është shkretëtirë dhe ka vetëm rërë ose gurë, atëherë, nëse nuk kemi ujë, nuk lejohet të marrim tejemum me rërë, por falemi pa marrë tejemum. Ky mendim nuk është i saktë, pasi në Kuran12 përmendet fjala “Es-said” dhe mes gjuhëtarëve ka konsensus se “Es-said” ka për qëllim fytyrën (sipërfaqen) e tokës, qoftë dhe apo diçka tjetër13.
Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Unë dhe Abdullah Ibn Jesari, i cili ishte shërbëtor i Mejmunes, gruas së Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, shkuam tek Ebi Xhuhejmi Ibn Harithi Ibn Samiti El-Ensariu dhe ai na tregoi këtë: “Resulullahu salallahu alejhi ue selem na erdhi prej Biër Xhemelit (pusi Xhemel, vend afër Medinës) dhe e takoi një njeri e i dha selam, por Resululllahu salallahu alejhi ue selem nuk ia ktheu selamin, derisa iu afrua një muri dhe mori tejemum, pastaj ia ktheu selamin.”14
Pastaj edhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, gjatë udhëtimit për në betejën e Tebukut ka kaluar nëpër vende shkëmbore dhe nuk vërtetohet se ka mbartur dhe me vete ose se është falur pa marrë tejemum.
Forma e tejemumit
Amar Ibn Jasiri, radijallahu anhu, thotë: “U bëra xhunub e nuk u lava, por u shtriva në tokë, u rrokullisa dhe u fala. Këtë ia përmenda Resulullahut salallahu alejhi ue selem e ai më tha: “Do të mjaftonte kjo.” Resulullahu salallahu alejhi ue selem i ra tokës me duar, fryu në to, pastaj fërkoi me to fytyrën dhe shuplakat.”1
Mënyra e marrjes së tejemumit
1. Nijeti (qëllimi): Së pari, duhet të bëjmë nijet, pasi tejemumi është adhurim dhe për çdo adhurim kushtëzohet nijeti. Ai duhet të bëhet me zemër e jo me gojë.
2. Të ekzistojë arsyeja e justifikueshme për tejemum, me fjalë të tjera pamundësia e përdorimit të ujit, për shkaqet që u përmendën më herët.
A është e kërkuar të fërkohen duart deri në bërryla gjatë tejemumit
Për këtë ka mospajtim mes ulemave dhe ka disa mendime, por më të njohurat janë dy:
1. Medhhebi hanefi, mendimi më i njohur te malikitë dhe përzgjedhja e fundit e Imam Shafiut dhe e shumicës së ulemave, ashtu si thekson Neveviu2, është se duhet të fërkohen edhe bërrylat gjatë tejemumit. Kjo gjithashtu është thënie e Xhabirit, e Ibën Omerit, e Hasan Basriut, e Thevriut, e Abdullah Ibën Mubarekut dhe e ulemave të tjerë, Allahu i Mëshiroftë të gjithë!
2. Nuk fërkohen bërrylat gjatë tejemumit, por mjafton fërkimi i duarve deri në nyje. Ky është mendimi i medhhebit hanbeli, transmetim nga Imam Maliku dhe ishte përzgjedhja e parë e Imam Shafiut. Gjithashtu kështu kanë thënë një grup sahabësh, si: Ali ibën Ebi Talibi, Ibën Abasi, Amari dhe disa të tjerë. Hasan ibën Zijadi (nxënësi i Ebu Hanifes) transmeton se kjo ka qenë edhe thënie e Ebu Hanifes, por me këtë nuk janë pajtuar të tjerët, të cilët kanë përcjellë çështjet nga Ebu Hanifja
marrur nga artikulli Tejemumi - Alaudin Abazi