Rregulla Drejtshkrimore...
Përdorimi i gabuar i apostrofit
Shumë herë hasim tekste, ku apostrofi përdoret gabimisht. Sidomos te trajtat e shkurtra hasim raste si: /T’i mund të vish kur të duash. Nuk t’a thashë këtë, sepse pata frikë. Nuk kam kujt ti drejtohem. Nuk dua tu shkruash atyre. Poeti e ka gati librin, për tua dhënë lexuesve./etj.
Në të gjitha këto raste apostrofi është përdorur gabimisht, sepse ose mungon, ose është i tepërt. Në shembullin e parë trajta “ti”, siç është shkruar, është përemër vetor i vetës së dytë njëjës. Por në të vërtetë, këtu është fjala për bashkimin e dy trajtave: pjesëzës “të” dhe trajtës së shkurtër të përemrit vetor “ai/ajo” në rasën dhanore (atij/asaj, “i” ). Prandaj, sipas Drejtshkrimit të Gjuhës së Sotme Shqipe dhe rregullave gramatikore të gjuhës sonë, te ky bashkim trajtash gjithmonë duhet të vihet apostrof: t’i (Nuk kam kujt t’i flas për problemet e mia). Mirëpo shembulli “Ti mund të vish” nuk është bashkim trajtash, por përemri vetor i vetës së dytë njëjës, që shkruhet pa apostrof: unë, ti, ai... Edhe në shembullin pasues bashkimi i trajtës “tu” duhet me apostrof (pra, t’u), sepse kemi bashkimin e pjesëzave të + u. Në anën tjetër, trajta e bashkuar “ta” është pa apostrof (pra, ta), sepse këtu kemi të bëjmë me bashkimin e pjesëzës “të” të mënyrës lidhores me trajtën e shkurtër të përemrit vetor (ai) në rasën kallëzore (atë, e). Pra: të + e = ta.
Për analogji me këtë, edhe bashkimet përemërore ma, ia, jua, ua etj., sipas rregullave drejtshkrimore, duhet të shënohen pa apostrof, por që, për fat të keq, shumë herë i hasim gabim, si: m’a, i’a, u’a etj.
Ja si përdoret saktë apostrofi të trajtat e shkurtra:
Trajtat e ndara
më + e = ma
më + i = m’i
të + e = ta
të + i = t’i
i + e = ia
i + i = ia
Bashkimi i trajtave
na + e = na e
na + i = na i
ju + e = jua
ju + i = jua
u + e = ua
u + i = ua
Përgatiti: S. Agolli
Drejtshkrim i mire:
Përpjekja e pazakontë për identifikim u parandalua
Për t'u siguruar që jeni vërtet ju, Google ndonjëherë ju kërkon të përfundoni një hap shtesë identifikimi, si p.sh.:
Si bën emri “përgjigje” në të shquarën?
Është një pyetje që na e kanë bërë shumë nga ndjekësit e faqes sonë. Madje En. St. pohon se “shpesh e gjen të shkruar gabim ose përgjigja, ose përgjigjia, gjë që nuk duhet të ndodhë”. Atëhere, përgjigjja jonë është kjo: Emri “përgjigje” në trajtën e shquar bën përgjigjja. Pra, përgjigj/e ~ja f. sh. ~e, ~et. Për shembull: I erdhi shpejt përgjigjja nga ambasada. Duam të shtojmë gjithashtu se, në rastet kur jemi të lëkundur, pra nuk jemi fort të sigurt se si e formon trajtën e shquar ndonjë fjalë, mirë është t’i drejtohemi Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980.
Po folja “përgjigjem”, si bën në urdhërore: përgjigjiu apo përgjigjju?!
Si folje e mënyrës urdhërore do të përdoret në trajtën “përgjigjju” (kujt? – atij i). Për shembull: - Përgjigjju shokut menjëherë! Për këtë i jemi drejtuar edhe Gramatikës së gjuhës së sotme letrare shqipe (II), Tiranë 1976, fq. 255, ku, ndër të tjera, thuhet se trajta e shkurtër – i shkruhet me – j: - Përvishju punës pa vonesë!
A duhet të shkruajmë "vet ai" apo "vetë ai"?
Shpesh ngatërrojmë përemrin vetvetor (identifikues) "vetë" me përemrin pronor "i/e vet". Përemri vetvetor shkruhet me 'ë' (vetë), kurse përemri pronor pa 'ë' (i/e vet).
Shfletova portalin "telegrafi.com" dhe gjeta që, në shkrimet e ditës së sotme, të paktën dy herë ishte shkruar "vet" në vend se "vetë":
"Por, njohësi i çështjeve politike, Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se keqkuptimet që kanë disa deputetë lidhur me Gjykatën speciale,janë pasojë e mos transparencës nga vet partitë lidhur me këtë gjykatë"
“Gjykata ka kërkuar interpretim nga ky komision, që është dashur ta bëj vet e jo ta dërgoj në komision. Kemi mosguxim profesional të Gjykatës Themelore, barrën e punës së tyre dëshironj ta dergoj tek Parlamenti i Kosovës. Prokurorët nuk janë për të kërkuar sqarime, për dispozita ligjore që janë kristalisht të qarta. Por kjo është bërë më shumë për çështje mediale. Është një luftë e hapur mes komisioneve dhe kam frikë se kjo do të neglizohet si shumë lëndë të tjera të rëndësishme”, tha Gashi. "
Ilmi Rexhepi
10 rregulla kryesore për përdorimin e presjesNdonjëherë përdorimi i gabuar i një presjeje në të shkruar i prish kuptimin të gjithë fjalisë ose i jep kuptim krejtësisht tjetër, nga ai që duam të shprehim! Ndaj duhet të kemi shumë kujdes me përdorimin e presjes në të shkruar.
A e dini se një presje shpëtoi Leninin nga pushkatimi?
(Të lirohet, e pamundur të pushkatohet/
Të lirohet e pamundur, të pushkatohet!)
Përdorimi i presjes në të shkruar (apo pushimit në të folur) është një ndër çështjet më të vështira të gramatikës së gjuhës shqipe. Duke hasur përditë, kemi shkëputur dhe përmbledhur këtu 10 rregulla bazë të përdorimit të presjes në fjali.
Si ta përdorim saktë presjen në fjali?
Kur duhet dhe kur nuk duhet të vëmë presje në fjali?
PRESJA ( , ) ndan ose veçon gjymtyrë të një fjalie ose të një periudhe. Presja i përgjigjet një pushimi të shkurtër në ligjërimin e folur.
________________________________________
1. Presja përdoret për të ndarë gjymtyrë homogjene (p.sh.: kryefjalë, kundrina, përcaktorë etj.), që bashkohen pa lidhëza. Kufijtë midis gjymtyrëve të tilla, të cilat mund të jenë edhe të zgjeruara me gjymtyrë të tjera, në ligjërimin e folur dallohen me pushime të shkurtra:
/Mikpritja është një nga zakonet më të lashta, më bujare, më njerëzore të popullit tonë./
2. Vihet presje para fjalëve që paralajmërojnë numërimin dhe ndiqen nga një varg gjymtyrësh homogjene: /Atë e thërresin me epitete të ndryshme, si: kuqo, bardho, kuqal, balash, dhe asnjeri nuk ia di emrin e vërtetë./
3. Ndahen me presje gjymtyrët homogjene që bashkohen me lidhëzën kundërshtore “po (por)” dhe me lidhëzën këpujore “as”: /E keqja njeriut nuk i vjen nga urtësia, por nga mendjemadhësia./
4. Ndahen me presje gjymtyrët homogjene që bashkohen me lidhëzat këpujore “si edhe”, “si dhe”, “ashtu si edhe”: /Figura e tij tek unë, si edhe te shumë moshatarë të mitë, u shndërrua pak nga pak në një simbol./
5. Ndahen me presje gjymtyrët homogjene që bashkohen me lidhëza të përsëritura: edhe..., edhe ... ; dhe..., dhe... ; as..., as... ; si ..., si... ; ose..., ose... ; o..., o ... ; qoftë..., qoftë... ; herë ..., herë etj.
/Kjo çështje duhet biseduar shtruar dhe me punëtorët, dhe me specialistët./
/As në sjelljen, as në fytyrën, as në fjalët e tij nuk vëreheshin shenja tronditjeje./
/Qoftë fatkeqësia, qoftë lumturia, kur vijnë papandehur, të tronditin njësoj./
6. Presja përdoret për të veçuar gjymtyrë të ndryshme të fjalisë (përcaktorë, ndajshtime, rrethanorë, kundrina me parafjalë, përcaktorë kallëzuesorë), për shkak të nuancave kuptimore që fitojnë, për shkak të zgjerimit, të rendit jo të zakonshëm të tyre ose për shkaqe thjesht stilistike. Në ligjërimin e folur pushimet e shkurtra dhe ulja e tonit i veçojnë këto gjymtyrë nga pjesa tjetër e fjalisë për t'i vënë më shumë në dukje. Gjymtyrë të tilla ndahen me presje kur janë në fillim e në fund të fjalisë, vihen midis presjes kur janë në mes të saj:
a) përcaktorë të veçuar: /Ky popull, i sulmuar shumë herë në befasi, e ka të mprehtë ndjenjën e përgjimit./ Ai, i thithur nga hijet e të fshehtat e pyllit, po hynte gjithnjë e më thellë./
Mbi shtyllën e lartë, ngritur me blloqe gurësh cilindrikë, digjej ylli i mbrëmjes./
b) ndajshtime të veçuara: /Flladi i lehtë, fllad dehës vjeshte, lëvrinte mbi zallishtë si një puhizë jetëdhënëse./
c) rrethanorë të veçuar: /Tej, nga perëndimi, mbi kurorën e pishës së vetmuar po varej dielli./ Ajri dridhej ngadalë, si një rrjetë e hollë, e ndritshme, e endur me filigran./
ç) përcaktorë kallëzuesorë të veçuar: /Më tutje dukej bregu dhe prapa tij, i lartë e madhështor, ngrihej mali./
dh) Format e pashtjelluara, ose edhe ndërtimet të pashtjelluara që lidhen me foljen, ndahen me presje kur ndodhen në fillim të fjalisë: /Për të përjetësuar këtë ngjarje, këtu u ngrit kjo përmendore. /Duke qenë natyrë ëndërruese, ajo nisi të përfytyronte si të bëhej ajo ndërtesë pas një viti./
Shënim. Forma e pashtjelluar vihen midis presjesh kur ndodhen në mes të fjalisë, sidomos para kallëzuesit /Dhe, pa pritur përgjigje, mora rrugën e vilës./ Vajzës, me të parë djalin atje në prag të derës, iu çel fytyra./
7. Forma e përcjellores dhe forma e pashtjelluar mohore, si edhe ndërtimet me këto forma, kur vijnë në fund të fjalisë, ndahen me presje:
-«I marri!» - belbëzoi me vete gjithë gaz e qejf, pa harruar që farën e marrosjes ia pati shtënë ajo.
- Ç'pata për të thënë, i thashë, - u përgjigj ai me një fije zëri, pa e vështruar në sy.
8. Thirrori ndahet me presje kur ndodhet në fillim a në fund të fjalisë; vihet në mes presjesh kur ndodhet në mes të saj:
/O male, dëgjojeni këngën time! / Shpërthe, o tym i zi! / Dhe ti buçit, o këngë e punës.../
- Po kështu do të vihet presje pas fjalëve që shënojnë personin a sendin të cilit i drejtohemi (formulat e mirësjelljes), në letra etj.
Të dashur miq,
Po marr penën t'ju shkruaj...
Shënim. Në shkresa, letra, relacione, botime etj. presja përdoret për të ndarë emrin e vendit ku shkruhet ose botohet diçka, nga data ose nga viti kur është shkruar a botuar:
Tiranë, 28.8.1970
Tiranë, 1978
9. Fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme ndahen me presje kur ndodhen në fillim a në fund të fjalisë; vihen midis presjesh kur ndodhen në mes të saj:
/Sidoqoftë, ty të shkon më shumë fjala. Madje, ishin të bindur për këtë që po bënin..
Me sa më kujtohet, ti ke qenë me ta atë ditë. Unë, të them të drejtën, kisha dëshirë të rrija me të.
Dhe, ç'është e vërteta, asnjë njeri nuk dinte. Mua më vinte keq, ç'është e drejta./
10. Pasthirrmat që hyjnë në përbërjen e një fjalie, ndahen me presje kur ndodhen në fillim e në fund të saj; vihen midis presjesh kur ndodhen në mes të fjalisë:
/Oh, sa kohë kisha pa e dëgjuar atë këngë! Eu, po për mua e keni therur atë ftujak?
Oi, kaq e lodhur paske ardhur, moj nuse? Qyqja, ç'bëra unë kështu, qyqja!/
Përgatiti. Sevi Lami Agolli
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Në çiftet e fjalëve më poshtë mbiemrat shkruhen me -ë, ndajfoljet pa -ë:
(i, e) drejtë - drejt, drejtpërdrejt, drejtshkrim; (i, e) fortë - fort, (i, e) kotë - kot, (i, e) lartë - lart, i lartpërmendur; (i, e) ligshtë - ligsht, (i, e) mbrapshtë - mbrapsht, (i, e) mjaftë - mjaft, (i, e) plotë - plot, i plotfuqishëm; (i, e) shpejtë - shpejt, (i, e) thjeshtë - thjesht, (i, e) vërtetë - vërtet; po kështu: larg, pak, pakkush, shkurt;
Shumësi i emrit “vit” del në dy trajta: “vite” dhe “vjet”. Media po e kryqëzon trajtën “vjet”. Shkruajnë:
-ka njëzet vite në punë;
-u takuan pas katër vitesh.
Duhet:
-ka njëzet vjet në punë;
-u takuan pas katër vjetësh.
Pse?
Shumësi “vjet” përdoret kur shoqërohet me numër ose me ndajfolje sasie.
-100 vjet pavarësi (jo 100 vite);
-kanë bashkëjetuar disa vjet (jo disa vite).
Kur nuk shoqërohet me numër ose me ndajfolje sasie përdoret “vite”:
-vitet e rinisë (jo vjetët e rinisë);
-vitet që ishte në UÇK (jo vjetët që ishte në UÇK).
I njëjti rregull në fjalët e përbëra:
-miliona vjet-dritë (jo miliona vite-drite).
Ka thënë (thotë) Zoti apo Zoti ka thënë (thotë)?
Një ndër ndikimet sintaksore që ka ushtruar dhe po ushtron gjuha arabe në shqipen e ligjëruesve/shkruesve për fenë është në rendin e kryefjalës dhe të kallëzuesit të shprehur me foljen “them”.
Është e kuptueshme që ndikimi nuk përfundon te ligjëruesit/shkruesit për fenë e të cilët dinë gjuhën arabe, por nëpërmjet tyre kalon edhe te ndjekësit e tyre, qofshin studentë fakulteti, nxënës të shkollave fetare, dëgjues ligjëratash...
Në gjuhën arabe, rendi i drejtë i fjalëve kërkon që kallëzuesi i shprehur me folje të vihet para kryefjalës.
Në gjuhën arabe thuhet “ka thënë Allahu”, “ka thënë Pejgamberi”..., kurse rendi i zhdrejtë përdoret vetëm kur pamundësohet rendi i drejtë dhe për të dhënë përftesa stilistike. Kjo rregull e gjuhës arabe përbën dallimin sintaksor më kryesor ndërmjet gjuhës arabe dhe gjuhës shqipe dhe përgjithësisht gjuhëve indoevropiane.
Ndërkaq, në gjuhën shqipe rendi i drejtë është që kryefjala të vihet para kallëzuesit. Shqip, në rendin e drejtë të fjalëve në fjali, thuhet “Allahu ka thënë (thotë)”, “Pejgamberi ka thënë (thotë)”...
Vijon!
Ilmi Rexhepi
1717

- Ju identifikoheni nga një vend ku zakonisht nuk identifikoheni
- Ju përdorni një pajisje që nuk e keni përdorur më parë